
3 minute read
Lexojmë Balena dhe miqtë e saj
from Gjuha shqipe 3
Lexojmë
BALENA DHE MIQTË E SAJ
Advertisement



Tregimtari: Atë ditë, në fund të detit, Balena llupëse nuk ndihej fort mirë. Diçka që kishte ngrënë, i kishte shkaktuar një djegie në stomak.
Balena: Oh, oh! Ç’dhembje!
Kali i detit: Shoqja ime e dashur, Balenë, ç’paske kështu? Ndihesh keq?
Balena: Ndihem e ligështuar dhe s’kam fuqi të ngjitem në sipërfaqe!
Tregimtari: Kali i detit vrapon pa humbur kohë të thërrasë doktorin, Peshkun Çekiç.
Kali i detit: Shpejt, nxito doktor! Balena ndihet keq. Është zbehur e tëra si kandil deti!
Doktori: Po vij me një frymë! Balenë, hape gojën dhe të shohim çfarë ka që nuk shkon.
Tregimtari: Balena e hapi gojën, por asgjë nuk dukej.
Doktori: Për të gjetur shkakun e dhimbjes duhet hyrë brenda në bark.
Peshku Fener: Unë mund të rrezikoj e të hyj brenda me dritën time!
Peshku Pilot: Unë mund t’ju udhëheq në eksplorimin që do të kryeni, që të mos rrezikoni të humbni rrugën.
Peshku Gjilpërë: A mund të vij edhe unë? Mund të keni nevojë për mua. Një gjilpërë gjithnjë mund të shërbejë për diçka!
Peshku Fener: Balena është llupëse e madhe dhe nuk e di që duhet të tregohet e kujdesshme për atë që gëlltit. Këtu ka shumë plehra!
Peshku Pilot: Ja se çfarë e ka shkaktuar plagën: kapaku i mprehtë i një konserve domatesh! Çfarë mund të bëjmë, doktor?
Doktori: Është e nevojshme të qepet plaga, kështu dhimbja do të kalojë.




Peshku Gjilpërë: Merrem unë me këtë! Me një fill spangoje, për dy minuta do të bëj një qepje të mirë. Tregimtari: Sapo dolën ata të tre, Oktapodi futi tentakulat e tij brenda Balenës dhe nisi të nxirrte jashtë tërë mbeturinat.
Oktapodi: Sa shumë pisllëqe paska gëlltitur kjo llupëse! Pa shiko pak: kuti, qese plastike, teneqe... madje edhe një çelës!

(Mbërrin një grup delfinësh që nisin të luajnë me kutitë dhe mbeturinat e tjera që u gjetën në barkun e balenës.)
Delfinët: Ej! Hidhe këtu... ma paso mua... Unë po e rrotulloj.
Unë do ta shtyj drejt dallgëve... Ja, po e gjuaj me pendën e notimit, gooool!!!! Tregimtari: Delfinët i hodhën mbeturinat mbi anijen që i kishte flakur në det atë ditë. Balena ndihej më mirë dhe i falënderoi miqtë. Balena: Të dashur miq! Më ndihmuat kur isha në vështirësi dhe për këtë do t’ju jem mirënjohëse tërë jetën. Ju falënderoj edhe në emër të detit, që më në fund iu kthye pastërtia dhe shkëlqimi i dikurshëm!
LEXOJ DHE KUPTOJ
F. Chessa

Sa personazhe shfaqen në këtë pjesë teatrore? Cilat janë ato? Ku zhvillohet ngjarja? Sa batuta thuhen nga secili personazh? Cili është problemi në këtë pjesë teatrore? Si zgjidhet ky problem?

Balena falënderoi miqtë për ndihmën që i dhanë. Po ti, a i falënderon miqtë e tu kur të ndihmojnë? Pse? Po ti, si kujdesesh që të mos e ndotësh detin?

Shkruaj dy mesazhet që përcjell kjo pjesë teatrore.


REFLEKTOJ

VEPRIMTARI

SHKRUAJ
Bashkë me mësuesin/en hk i/ organizoni një veprimtari për të pastruar bregun e lumit/liqenit/detit që keni më pranë.

