
5 minute read
Shkruajmë Një tekst për teatër
from Gjuha shqipe 3

Plotëso kërkesat, pasi të kesh lexuar përrallën e mëposhtme.
Advertisement



Pranvera erdhi. Është stina kur fluturave u pëlqen të fluturojnë e të ndalen mbi lulet erëmira. Flutura e bardhë, flutura e kuqe dhe flutura e verdhë ishin shoqe shumë të mira. Ato po luanin së bashku në diell, duke fluturuar nga njëra lule në tjetrën.
Por pas pak, dielli, dielli i bukur dhe i artë u errësua: filloi të binte shi dhe tri fluturat po lageshin.
Atëherë shkuan te një zambak i bardhë dhe i thanë: – Zambak i bukur, hapi petalet që të hyjmë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.
Zambaku u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e bardhë.
Flutura e bardhë ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë nuk do të vij te ti.
Ndërkohë që vazhdonte të binte shi, tri fluturat shkuan te një trëndafil i kuq dhe i thanë: – Trëndafil i bukur, hapi petalet që të hyjmë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.
Trëndafili u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e kuqe.
Flutura e kuqe ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë nuk do të vij te ti.
Pasi u larguan nga trëndafili i kuq, tri fluturat shkuan te një tulipan i verdhë dhe i thanë: – Tulipan i bukur, hapi petalet që të hyjmë brenda dhe të mbrohemi prej shiut.
Tulipani u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e verdhë.
Flutura e verdhë ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë nuk do të vij te ti.
Përtej reve, dielli kishte parë se sa shoqe të mira ishin fluturat dhe se sa e donin njëra-tjetrën. Atëherë largoi menjëherë renë dhe një ylber i bukur shndriti në qiell. Fluturat rrahën krahët dhe u nisën të fluturonin të lumtura sa në një fushë në tjetrën, sa në një lule në tjetrën.




1 Plotëso tri skenat e para të aktit të parë të skenarit të mëposhtëm me fjalët ndihmëse.
Fjalë ndihmëse: shoqet, për t’u strehuar, dielli, i bukur, pranon, bën ftohtë, brenda, të pushojë, do të kënaqemi, shumë e bukur, larg, të gjejmë, shiut, e bardhë, unë.

Akti i parë, skena e parë
Dekor pranveror, me lule të lulëzuara, gjelbërim dhe ndriçim të mirë, që të lë të kuptosh se dielli shkëlqen. Tre aktorë me kostume fluturash, që vijnë rrotull skenës me krahët hapur. Flutura e kuqe: – Ejani se qenka kohë .
Flutura e bardhë: – Është pranverë dhe ndriçon.
Flutura e verdhë: Sa qejf! Sot duke luajtur!
Akti i parë, skena e dytë
Ulet ndriçimi që të krijohet ideja e vranësirës dhe varet një perde e hollë, në të cilën janë vizatuar pikat e shiut.
Flutura e verdhë: Bobo, u lagëm, , do të sëmuremi.
Flutura e bardhë: Shtëpia është , më mirë të presim që shiu. Flutura e kuqe: Duhet një vend të sigurt .

Akti i parë, skena e tretë
Ndriçimi është ulur dhe është varur një perde e hollë, në të cilën janë vizatuar pikat e shiut. Në mes të skenës qëndron një aktor me kostumin që paraqet një zambak të bardhë. Tri fluturat i afrohen.
Flutura e bardhë: Zambak , hapi petalet që të hyjmë dhe të mbrohemi prej .
Zambaku i bardhë: Do t’i hap petalet vetëm për ty, o flutur . Nuk mund t’i mbaj edhe e tua.
Flutura e bardhë: Jo, jo, nëse nuk shoqet e mia, as nuk do të vij te ti. (Tri fluturat largohen të mërzitura nga zambaku i bardhë.)


2 Shkruaj skenën e katërt të aktit të parë të këtij skenari.

Akti i parë, skena e katërt
Ndriçimi është ulur dhe është varur një perde e hollë, në të cilën janë vizatuar pikat e shiut. Në mes të skenës qëndron një aktor me kostumin që paraqet një trëndafil të kuq. Tri fluturat i afrohen. Flutura e kuqe: .

Trëndafili i kuq: .
Flutura e kuqe: .
3 Shkruaj skenën e pestë të aktit të parë të këtij skenari.

Akti i parë, skena e pestë
Ndriçimi është ulur dhe është varur një perde e hollë, në të cilën janë vizatuar pikat e shiut. Në mes të skenës qëndron një aktor me kostumin që paraqet një tulipan të verdhë. Tri fluturat i afrohen.
Flutura e verdhë: .

Tulipani i verdhë:
Flutura e verdhë:
4 Imagjino një fund tjetër për këtë përrallë. Shkruaje atë dhe më pas ktheje në tekst teatri sipas modelit të mëposhtëm.

Akti i parë, skena e gjashtë
Ndriçimi është ngritur dhe në sfond duket një ylber. Në mes të skenës qëndrojnë tri fluturat.
Flutura e verdhë: Me sa duket, i vetmi që i dëgjoi lutjet tona, është dielli.
Të tria fluturat: Faleminderit, o diell! (Largohen të gëzuara, duke lodruar me krahët hapur.)

