3 minute read

Lexojmë Çelja e luleve

ÇELJA E LULEVE

Advertisement

Bajamja: Sa shumë paskam fjetur! (Fërkon sytë, shtriqet.) Pjeshka: Edhe unë si ti… (Fërkon sytë, shtriqet.) Molla: Pashë në ëndërr të ftohtin dhe acarin. Mendova se më e keqja do të ndodhte… Pjeshka: Nuk ishte ëndërr. Ashtu përgjumësh, dëgjova erën që fishkëllente dhe shiun që binte. Bajamja: Një ditë, hapa pakëz njërin sy dhe pashë se gjithçka përreth ishte e bardhë. Mendova se i kisha çelur lulet. (Hap sytë nga habia.) Molla: Kishte rënë borë. Bajamja: Miq, e dëgjoni këtë këngë? Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët) Molla: Është dallëndyshja! Nëse ka ardhur ajo, ka ardhur edhe pranvera! Pjeshka: Nuk e ndieni sa ngrohtë është? Bajamja: Nuk e shihni sa i kthjellët është qielli? Duket sikur sapo është pastruar. Molla: Edhe uji i shiut është i ngrohtë. Nuk të bezdis kur bie. Bajamja: Do të thosha se ka ardhur koha për të çelur lulet… Molla: Po sikur një ditë të kthehet i ftohti i shëmtuar? Pjeshka: Po sikur të na mbulojë sërish bryma? Bajamja: Sa frikacake jeni!

LEXOJ DHE KUPTOJ

Sa personazhe marrin pjesë në këtë skenë? Cilat janë ato? Përse bisedojnë personazhet e kësaj pjese? Nga se kishin frikë ato? Si e kapërcyen frikën personazhet tona? Ç’kanë të përbashkët personazhet e kësaj pjese? Pse i përplas duart fëmija në fund të pjesës?

Pjeshka: Nuk jemi frikacake. Jemi të kujdesshme. Molla: Nëse bryma i prish lulet tona, s’do të bëhen frutat… s’do të bëhen mollët! Pjeshka: As pjeshkët! Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët) Bajamja: E di që bryma është e rrezikshme, por, a nuk e dëgjoni dallëndyshen? Duket sikur na fton për të çelur lulet! Pjeshka: Është e vërtetë. Edhe unë kam dëshirë ta përshëndes diellin me lulet e mia ngjyrë trëndafili. Molla: Nëse ju i çelni lulet, do t’i çel edhe unë. Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët) Bajamja: Motra, shikoni: sythat e mi po çelin. Çelini edhe ju sythat, përshëndeteni diellin: një, dy, tre! Pjeshka: Sa e bukur je moj motër, krejt e bardhë! Edhe unë dua t’i çel lulet! Një, dy, tre! Molla: Sa e bukur je moj motër, krejt e trëndafiltë! Edhe unë dua t’i çel lulet! Një, dy, tre!

Një fëmijë: Lulet e pemëve paskan çelur! Duken si re të vogla, të parfumuara. Sa bukur! (Përplas duart nga kënaqësia.)

Di Maria

Kërko në fjalor për të gjetur kuptimin e fjalëve me ngjyrë të kuqe.

REFLEKTOJ

Nga toni i batutave, ky tekst teatror të duket: i gëzueshëm; serioz. Cilin rol do të doje të interpretoje në këtë pjesë? Pse?

Shkruaj emrat e pemëve në tekst, sipas radhës së çeljes së luleve.

VEPRIMTARI Interpretoni në role këtë skenë.

SHKRUAJ

This article is from: