4 minute read

Lexojmë Bubi Kaçurrel në shtëpinë e Çufos

(Gjyshja pret në shtëpi shokun e Çufos.)(Gjyshja pret në shtëpi shokun e Çufos.)

Advertisement

Gjyshja: Mirë se erdhe, Kaçurrel! Si i ke nga shtëpia?Gjyshja: Mirë se erdhe, Kaçurrel! Si i ke nga shtëpia?

Kaçurreli: Mirë se të gjeta! Faleminderit, mirë janë.

Gjyshja: Si duket Çufoja? Po mëson ndopak?Gjyshja: Si duket Çufoja? Po mëson ndopak?

Kaçurreli: I ka përmirësuar notat, gjyshe!

Gjyshja: Mirë, uluni e mësoni. (Çufoja rrinte ulur në tryezën me libra. Gjyshja: Mirë, uluni e mësoni. (Çufoja rrinte ulur në tryezën me libra. Kaçurreli ulet pranë tij.) Kaçurreli ulet pranë tij.)

Çufoja: Çufoja: Nga t’ia nisim? Nga t’ia nisim?

Kaçurreli: Nga detyrat e matematikës.Kaçurreli: Nga detyrat e matematikës.

Çufoja: Çufoja: Mirë, nuk po e gjej dot librin. (Kërkon mes librave.) Mirë, nuk po e gjej dot librin. (Kërkon mes librave.)

Kaçurreli: E kam sjellë unë me vete. (E nxjerr librin nga çanta dhe e vendos në tavolinë.)

Ja, po ta lexoj edhe një herë.

Çufoja: Po, sikur e kuptova. Ja, në fillim do të bëjmë mbledhje.

Kaçurreli: Po.

Çufoja: Ja, t’i mbledhim. Tani po e shkruaj numrin e parë. Dhe numrin e dytë do ta vendos poshtë të parit. (Çufoja shkruan numrat që do të mbledhë njëri poshtë tjetrit.) Tani do t’i mbledh me radhë.

Kaçurreli: Ja më në fund. Shumë saktë e zgjidhe ushtrimin. Sa të fillosh të marrësh nota të mira, pastaj do të ëmbëlsohesh vetë. Pasi të njohësh shijen e dhjetës, notat e tjera do të të duken të hidhura. Këshillat që na dha mësuese Mjellma, janë shumë të vlefshme.

Çufoja: Vazhdojmë me ushtrimin tjetër. U mendova, kjo nuk bëhet. (Çufoja duke u menduar.)

Kaçurreli: Pse?

Çufoja: Do të jenë të dhënat gabim. Kaçurreli: Më jep lapsin dhe ta zgjidhim bashkë hap pas hapi. (Të dy kokë më kokë, duke zgjidhur ushtrimin.) Çufoja: Bah, sa e lehtë paska qenë! (Çufoja i gëzuar, duke përplasur duart.) Kaçurreli: Ti je një djalë i zgjuar. Duhet të përqendrohesh pak më shumë. Tani do të zgjidhim problemën. Çufoja: Mirë, tani do ta marr seriozisht. Sa të fus dy çokollata në gojë të marr fuqi.

Kaçurreli: Si fillim, lexo problemën me vëmendje.

Çufoja: Një lepur bleu dy qeska me lajthi. Qeskën e parë e hapi. 50 kokrra i la për reçel. Gjysmën e sasisë që la për reçel, e ndau mes lepurushit e lepurushës dhe tepruan 5 kokrra, që ia dha kanarinës. Sa kokrra lajthi kishin dy qeskat bashkë?

Çufoja: Po mirë, o vëlla. Kjo është kaq e ngatërruar, sa unë s’e marr vesh fare. Por për 10 minuta do ta gjej se s’bën.

Kaçurreli: Çufo, po punove, s’ka gjë të vështirë. Mos u nxito, që të mos gabosh.

Çufoja: Ja, e zgjidha! E kontrollojmë një herë!

Kaçurreli: Po, të lumtë! Kështu vazhdo, Çufo!

Gjyshja: Hapeni një çikë derën. (Vjen gjyshja me tabaka në dorë.)

Kaçurreli: Prit, gjyshe, se e hap unë.

Gjyshja: Pushoni dhe hani pak kek se jeni lodhur.

Çufoja: Je gjyshja më e mirë në botë. Apo jo Kaçurrel? Gjyshja ime është një kuzhiniere e shkëlqyer.

Kaçurreli: Ti ke një gjyshe të mrekullueshme. Duhet ta bësh krenare atë.

Gjyshja: Po largohem, fëmijë. Shijojeni kekun dhe mos harroni mësimet.

Të dy: Faleminderit, gjyshe! Je njësh! Mirupafshim!

përshtatur për teatër nga “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”

LEXOJ DHE KUPTOJ

Shëno me ose me . Personazhet e kësaj pjese janë: Kaçurreli, Çufoja dhe gjyshja e tij. Në shtëpinë e Çufos, Kaçurrelin e priti babai i tij. Kaçurreli shkoi në shtëpinë e Çufos për ta ndihmuar për mësimet. Ata po mësonin lëndën e historisë. Problemi i Çufos kishte lidhje me përqendrimin e tij.

Cilin rol do të doje të interpretoje në këtë pjesë? Pse? Po ti, a ke mësuar me ndonjë shok ose shoqe? Na trego.

REFLEKTOJ

VEPRIMTARI

Interpretoni në role këtë pjesë teatrore.

This article is from: