1 minute read

Njohuri për gjuhën Numërori

NUMËRORI

Në një fermë të vogël jetonte një familje e madhe kafshësh. Ajo përbëhej nga dhjetë pula, dy kuaj, një qen, pesë lepuj, tre derrkucë, dy dele, një mace dhe shtatë pata.

Advertisement

Të gjitha fjalët me ngjyrë të gjelbër tregojnë sasinë e kafshëve të fermës. Ato tregojnë numrin e saktë të tyre. Këto fjalë quhen numërorë.

Kujdes!

1 Ngjyros me blu numërorët në tekstin e mëposhtëm. Në klasën e Ejonës ka tridhjetë e dy nxënës: dymbëdhjetë djem dhe njëzet vajza. Nga tridhjetë e dy nxënësit, vetëm pesë prej tyre, dy vajza dhe tre djem, janë nxënës të rinj që vijnë për herë të parë në klasën e saj. Ejona ka një shoqe banke, por ka edhe një shoqe të ngushtë në klasë. Ajo së bashku me katër vajza të tjera qëndrojnë pas mësimit për të ndjekur kursin e volejbollit. Shtatë nga djemtë e klasës shkojnë çdo ditë pas mësimit në kursin e futbollit. Vetëm tre nxënës, dy vajza dhe një djalë, shkojnë në kursin e shahut. 2 Formo fjali me grupet e fjalëve: dy prej tyre, pesë nga shokët e tij, i shtati, e para, dymbëdhjetë. 3 Shkruaj fjali duke përdorur në secilën prej tyre njërin prej numërorëve: dhjetë, trembëdhjetë, njëzet e shtatë, tetëdhjetë, katër.

Fjalët që tregojnë radhë, si: i parë, i dytë, i tretë etj., në matematikë quhen numra rreshtorë, ndërsa në gramatikë janë mbiemra.

4 Nënvizo numërorët në pjesën me titull “Duke vështruar qiellin”. Krijo fjali me ta.

This article is from: