1 minute read

Lexojmë Si të bëjmë muzikë

... me copat e drurit Mënyra më e thjeshtë për të nxjerrë tinguj nga dy copa druri të prera në mënyrë të barabartë, është duke i përplasur me njëra-tjetrën. Për të mos e zbehur tingullin, përplasja duhet të jetë ritmike dhe nuk duhet ushtruar shumë forcë. Kur dega nga e cila janë prerë copat është e staxhionuar, tingulli del më muzikor. Në rast se dega është e njomë, pra ende e gjelbër, tingulli që del nuk është i këndshëm për veshin. Sa më të gjata e të trasha të jenë copat e drurit që do të përplasim, aq më i thellë do të jetë tingulli. ... me guaskat Edhe guaskat mund të shndërrohen në instrumente muzikore. Guaskat me sipërfaqe të ashpër fërkohen në mënyrë të përsosur. Tingulli ndryshon në varësi të zonës që fërkohet. Anët e guaskave lëshojnë tinguj “të mbytur”, kurse në qendër tingulli bëhet gjithnjë e më i mprehtë. Fjalë të reja

Advertisement

i staxhionuar – që është mbajtur për ca kohë në ambient të mbyllur për t’u tharë, me qëllim që të fitojë cilësi më të mira. VEPRIMTARI

Krijoni orkestrën e klasës duke përdorur sa më shumë mjete tingëlluese, si enë kuzhine dhe enë plastike. Shoqërojeni orkestrën duke imituar zërat e kafshëve dhe zërat e natyrës.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Shëno me ose me . Mënyra më e thjeshtë për të nxjerrë tinguj nga dy copa druri, është t’i përplasim fort. Druri i staxhionuar prodhon tingull muzikor. Druri i njomë prodhon tingull të ëmbël. Sa më të shkurta e të trasha të jenë copat e drurit, aq më i thellë do të jetë tingulli. Anët e guaskave lëshojnë tinguj “të mbytur”. Qendra e guaskave lëshon tinguj të mprehtë.

Po ti, a ke provuar të bësh muzikë me copa druri ose me guaska? Po me ndonjë mjet tjetër? Na trego.

REFLEKTOJ

This article is from: