1 minute read

Dëgjojmë Rregullat e Jetonit

1 Dëgjo historinë e Jetonit.

Andia, Elira dhe Jetoni po luanin symbyllazi në shtëpi. Duke vrapuar, Jetoni u pengua te tapeti dhe u përplas me cepin e tavolinës aty pranë. Atij iu ça buza. Prindërit e çuan menjëherë në ambulancë, ku u mjekua. Pas kësaj, Jetoni tregohet shumë i kujdesshëm për sigurinë e vet dhe të motrave më të vogla në shtëpi. Madje, ai ka shkruar disa rregulla për veten dhe motrat:

Advertisement

Mos vrapo nëpër shkallë apo nëpër dhoma. Mos luaj me furnelat dhe mos ndiz shkrepëse ose çakmakë. Mos gëlltit barna pa pyetur dhe mos pi nga shishe që nuk e di saktësisht se çfarë përmbajnë. Mos prek prizat e korrentit dhe mos përdor aparate elektrike, sidomos kur i ke duart të lagura ose këmbët të zbathura. Mos u zgjat nga parvazet dhe ballkonet. Mos luaj me sende të rrezikshme, si gërshërë dhe thika. 2 Diskutoni rreth historisë së Jetonit. Cilën nga rregullat e mësipërme nuk zbatoi ai? Ç’ndodhi si pasojë e moszbatimit të kësaj rregulle? Po më pas, si veproi Jetoni? 3 Po ti, si do të veproje nëse do të ishe në vend të Jetonit? A mund të shtosh një rregull tjetër? 4 Sipas teje, cila është rregulla më e lehtë për t’u zbatuar? Po më e vështira?

Pse? 5 Pyet shokët dhe mësuesin/en rreth rregullave që dëgjove. Diskuto për pasojat që mund të sjellë moszbatimi i tyre. 6 Trego cilën prej rregullave zbaton në shtëpinë tënde. A të ka ndodhur ndonjë histori e ngjashme me atë të Jetonit? 7 Zgjidh një shok ose shoqe për të luajtur në role një situatë, në të cilën ti kujdesesh për sigurinë në shtëpi. 8 Cili është mesazhi që ju komunikon toni i zërit të folësit?

Diskuto me shokët rreth tij.

This article is from: