
2 minute read
Lexojmë Ti dhe mjedisi
from Gjuha shqipe 3
TI DHE MJEDISI

Advertisement
Si duhet të sillemi kur ndodhemi në një park të bukur, në breg të detit apo në mes të një pylli? Pse duhet ta mbajmë pastër atë? Pse nuk duhet të bëjmë shumë zhurmë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjen brenda këtyre rregullave të dobishme mjedisore:



Kur je mes natyrës, sillu me mjedisin përreth ashtu siç do të doje të silleshin në shtëpinë tënde. Mbeturinat e hedhura andej-këtej janë kartëvizitë e të paedukuarve.



Nëse shikon ndonjë tufë kafshësh, mos bëj zhurmë. Zhurma i shqetëson ato. Më mirë soditi në heshtje.
Lulet u përkasin livadheve, insekteve, fluturave. Për këtë arsye, nuk duhet t’i këputësh ato. Si do të ndiheshe sikur dikush të vinte në shtëpinë tënde dhe të të këpuste lulet?



Në parqe dhe në zonat natyrore është mirë të mbash me vete një palë dylbi dhe një aparat fotografik.


Mbaj vesh se sa qetësi është në zonat natyrore.
Dëgjo cicërimat e zogjve dhe shoqëroji me zërin tënd.
Sodit natyrën dhe përqendrohu te ngjyrat e saj.
Mendo ndodhi të gëzuara.

Fjalë të reja
kartëvizitë – fletë e vogël në të cilën është shkruar adresa, emri dhe mbiemri i një njeriu. sodit – shikoj për një kohë të gjatë, pa u ngutur dhe me kënaqësi.
LEXOJ DHE KUPTOJ

Si duhet të sillesh kur je në një zonë natyrore? Pse? Për çfarë duhet të kujdesesh nëse shikon nga afër kafshë në një park natyror? Kujt i përkasin lulet në një park natyror? Çfarë duhet të mbash me vete kur shëtit në një park ose zonë natyrore? kon ? ëtit në


REFLEKTOJ
A të pëlqen të bësh shëtitje në natyrë? Pse? Çfarë ke bërë ti për të mbrojtur natyrën?
Cila nga rregullat e mësipërme ishte e re për ty? Shkruaje atë. Shëno me sendet që këshillohet të marrësh me vete në park. Shkruaj edhe emrat e sendeve që ti merr zakonisht me vete. VEPRIMTARI
Vizitoni parkun më të afërt që keni. Gjatë vizitës zbatoni rregullat për mbrojtjen e natyrës.
SHKRUAJ
Shkruaje atë