4 minute read

Njohuri për gjuhën Parafjala

PARAFJALA

Në tekstin e mëposhtëm, para cilave fjalë janë vendosur fjalët me të gjelbër?

Advertisement

Një peshkatar kthehej i trishtuar nga peshkimi. Nuk kishte zënë asgjë. Syri i zuri një tjetër peshkatar me një shportë plot me peshq.

E pyeti tërë shpresë: – Ej, ku i zure tërë këta peshq?

Tjetri iu përgjigj: – Atje poshtë, pranë – Mirë. Atje ndodhet një dyqan për shitjen e peshkut.

Jeronim Stilton

Fjalët nga, me, pranë, për janë vendosur para një emri, para një numërori dhe para një përemri. Ato janë parafjalë.

MBAJ MEND

Parafjalët janë fjalë që nuk ndryshojnë gjatë përdorimit në fjali. Ato qëndrojnë: para një emri: me motrën, pranë shtëpisë, në kinema etj. para një përemri: me atë, nga ata, pas tyre etj. para një numërori: nga dhjetë, me dy, prej shtatë etj. para një ndajfoljeje: nga afër, me pak etj. Disa parafjalë kanë formë të njëjtë me disa ndajfolje. Ato dallohen prej tyre nga vendi që zënë në fjali. Parafjalët qëndrojnë vetëm para një emri, përemri, numërori dhe ndajfoljeje. Ato nuk mund të ndërrojnë vend në fjali.

Në shembujt e paraqitur më poshtë, e njëjta fjalë përdoret edhe si parafjalë, edhe si ndajfolje. Ndajfolje Parafjalë Mos më rri afër! Afër shkollës ishin mbledhur djem e vajza. Papritur, ajo më doli përpara. Përpara pallatit kishte shumë njerëz. Të gjithë më dolën kundër. Ata hodhën parulla kundër punësimit të Nora erdhi rrotull për pak minuta. Rrotull shtëpisë kishte lëvizje. Ajo priti gjatë. Gjatë natës ra shi pa pushim.

1 Plotëso vendet bosh me parafjalët e duhura. Plotëso vendet bosh me parafjalët e duhura. (pas, me, nga, para, matanë, në) (pas, me, nga, para, matanë, në) Sapo dola shtëpia e gjyshes. Do të shkoj një shoqe kursin e baletit.

Shoqja ime banon këtu pranë, një shtëpi oborr. Sapo hyra, ndjeva aromën e luleve. meje u shfaqën lulet shumëngjyrëshe. Sa më pëlqente ky oborr! tij dukej shtëpia dhe saj lartësohej një pallat.

2 Nënvizo parafjalët. Përcakto para cilave fjalë janë vendosur. Nënvizo parafjalët. Përcakto para cilave fjalë janë vendosur.

Altini sapo ka ardhur nga shkolla.

Rruga u prish nga shirat e fundit.

Ai qëndronte si i ngrirë para atyre.

Nxënësit u shpërndanë nëpër oborr.

Kërkoi nëpër oborr dhe nëpër dhoma, por macen nuk e gjeti.

Përballë pallatit ndodhej një ndërtesë dykatëshe.

Me shumë gëzim u bashkua me ne.

3 Përcakto se çfarë janë fjalët e nënvizuara, duke shënuar N për ndajfoljet Përcakto se çfarë janë fjalët e nënvizuara, duke shënuar N për ndajfoljet dhe P për parafjalët. dhe P për parafjalët. kundër murit ndodhi pastaj përbri bibliotekës drejt vajzës përmes portës vështronin lart

4 Në çiftet e fjalive të mëposhtme është përdorur e njëjta fjalë. Në çiftet e fjalive të mëposhtme është përdorur e njëjta fjalë.

Shëno P kur ajo është parafjalë dhe N kur është ndajfolje. Shëno P kur ajo është parafjalë dhe N kur është ndajfolje.

Mos më rri pranë! Rri më pranë zjarrit!

Ata më dolën përpara. Pse dolën përpara meje?

Iku larg. Jeton larg qendrës.

Emi shikonte përreth. Makinat parkohen përreth shtëpisë.

Qëndronte para televizorit. U nis para.

5 Shoqëro secilin emër me një parafjalë. Ndërto pesë fjali. Shoqëro secilin emër me një parafjalë. Ndërto pesë fjali.

Emrat: teatër, fushë, fermë, figurë, sport.

Parafjalët: nga, mbi, në, afër, nëpër.

6 Plotëso tabelën duke zgjedhuar foljet e dhëna sipas vetave. Unë largoja Ti Ai/ajo shkruan Ne këndojmë Ju do të zbrisni do të pini Ata /ato punonin

7 Shkruaji fjalitë duke i kthyer foljet në numrin shumës. Kujdes, përdor të njëjtën vetë. Ti mbyllje dritaren. Ju mbyllnit dritaren. Ai do të blejë biletat e tragetit. Ajo i përdor shumë bukur lapsat me ngjyra. Unë dëgjoj me kënaqësi muzikë. Ai po bën detyrat për nesër.

8 Ngjyros me të gjelbër foljen e përshtatshme për fjalitë e mëposhtme.

Përcakto kohën e saj. Dikur Mara (shkonte/ do të shkojë/ shkon) çdo ditë në stërvitje. Unë (pija/do të pi/ pi) qumësht të ngrohtë në mëngjes. Ju (fitonit/ do të fitoni/ fitoni) çdo ndeshje. Pas pak Mirela (lexonte, do të lexojë, lexon) librin e saj të preferuar. Ti (mësoje/ do të mësosh/ mëson) çdo ditë gjëra të reja në shkollë. Ata (mendonin/ do të mendojnë/ mendojnë) se shoku kishte nevojë për ndihmë.

9 Analizo foljet me ngjyrë blu, sipas shembullit të dhënë. Anisa dhe gjyshja e saj do të shkojnë në kopshtin zoologjik. Ato janë të gëzuara. Gjethet fëshfërinin nga era. Aty pranë shtrihej një liqen i vogël. Në ujin e liqenit notonin peshqit. Zogjtë cicërinin. Shumë fëmijë ishin mbledhur te luani dhe e shikonin me admirim. Papritur, një djalë hedh diçka për të ngrënë në drejtim të luanit. Kujdestari i kafshëve qorton djalin dhe kthehet nga fëmijët e tjerë. Ai u thotë atyre: – Qëndroni larg kafazit! do të shkojnë – folje që mbaron me -j, koha e ardhme, veta e tretë, numri shumës.

This article is from: