1 minute read

Flasim E papritura e Besartit

E PAPRITURA E BESARTIT

1 Besarti me familjen e tij do të shkonin për të kaluar disa ditë te tezja në

Advertisement

Gjermani. Ata do të udhëtonin me avion. Teksa përgatiteshin për t’u nisur, nuk e llogaritën mirë kohën dhe humbën avionin. Si u ndie Besarti dhe familja e tij në atë çast? Diskutoni me shokët rreth kësaj situate. Si mendoni se e zgjidhi familja e

Besarti këtë problem?

U kthyen në shtëpi. Pritën avionin e radhës. Udhëtuan me traget. Gjetën një zgjidhje tjetër. Po ti, a je ndodhur ndonjëherë në një situatë të ngjashme? Na trego si e ke zgjidhur atë.

2 Diskutoni rreth fotografive të mëposhtme, duke iu përgjigjur pyetjeve: Cili mjet transporti është përdorur në secilin prej udhëtimeve që paraqiten në këto fotografi? Nga e kuptoni këtë? Me cilin prej këtyre mjeteve ke udhëtuar? Na trego. Cilin prej këtyre udhëtimeve do të donit të realizonit? Pse? Çfarë kuptoni nga veshjet e fëmijëve në fotografi?

3 Përshkruaj me fjalë udhëtimin e fundit që ke bërë. Na trego me çfarë mjeti udhëtove dhe ndonjë të papritur që të ka ndodhur. Kujto sidomos çastet e gëzuara.

This article is from: