
2 minute read
Njohuri për gjuhën Ndajfolja
from Gjuha shqipe 3
NDAJFOLJA
Toku, maçoku i Arsës, hyn në kuzhinë. Ai ulet në karrige. Mblidhet dhe gërhet. hyn ulet mblidhet gërhet
Advertisement
Toku, maçoku i Arsës, hyn nxitimthi në kuzhinë. Ai i afrohet karriges dhe ulet sipër. Mblidhet shpejt dhe gërhet shumë. hyn nxitimthi ulet sipër mblidhet shpejt gërhet shumë


Toku, maçoku i Arsës, hyn ngathtas në kuzhinë. Ai i afrohet karriges dhe ulet poshtë. Mblidhet ngadalë dhe gërhet pak.
hyn ngathtas ulet poshtë mblidhet ngadalë gërhet pak

MBAJ MEND
Fjalët me ngjyrë blu quhen ndajfolje. Ato qëndrojnë pranë foljes dhe plotësojnë kuptimin e saj. Pra, japin më shumë informacion për veprimin që shpreh ajo.
Për t’i gjetur ndajfoljet, i drejtojmë foljes pyetje të tilla, si: Ku? Kur? Sa? Si?


1 Nënvizo ndajfoljet në tekstin e mëposhtëm. Çfarë pyetjeje i drejtove foljes Nënvizo ndajfoljet në tekstin e mëposhtëm. Çfarë pyetjeje i drejtove foljes në secilin rast? në secilin rast?
Ata luajnë lumturisht me topa bore. Edhe prindërit luajnë shpesh me ta. luajnë hareshëm dhe këndojnë gëzueshëm. Loja me topa bore zgjat pak.
Ajo mbaron shpejt, sapo bora shkrin.
2 Zgjidh një nga ndajfoljet në kllapa për të plotësuar kuptimin e fjalisë. Zgjidh një nga ndajfoljet në kllapa për të plotësuar kuptimin e fjalisë.
Kur prisnim autobusin me mësuesen, na u afrua (papritur/ngadalë) një grua moshuar. Mësuesja e njohu (menjëherë/gëzueshëm). “Kjo grua është gjyshja saj dhe nisën ta pyesnin (menjëherë/shpejt) për gjëra të ndryshme.
3 Zëvendëso grupet e fjalëve të nënvizuara me një nga ndajfoljet e dhëna. Zëvendëso grupet e fjalëve të nënvizuara me një nga ndajfoljet e dhëna.
Ndajfolje: gjithmonë, dje, shpesh, përditë, poshtë, lart. çdo javë ( ) në teatër.
Një aktor u tregoi një ditë ( ) për një pjesë të re që do të luanin.
Katër vajza bënin çdo ditë ( ) prova.
Një aktor i priste te dera e teatrit ( ) dhe i çonte te skena ( ).
Vajzat e pyesnin çdo herë ( ) atë.
Kujdes!
Përgjithësisht, mbiemrat qëndrojnë pranë emrave, kurse ndajfoljet pranë foljeve.
4 Kthe në mbiemra ndajfoljet e mëposhtme, sipas shembujve të dhënë. Kthe në mbiemra ndajfoljet e mëposhtme, sipas shembujve të dhënë.
5 Zgjidh tri ndajfolje në çdo kolonë të ushtrimit 4. Shkruaj ndajfoljet me Zgjidh tri ndajfolje në çdo kolonë të ushtrimit 4. Shkruaj ndajfoljet me kuptim të kundërt. Për shembull: lart - poshtë. kuptim të kundërt. Për shembull: lart - poshtë.
6 Ndërto fjali në të cilat të përdorësh këto ndajfolje: Ndërto fjali në të cilat të përdorësh këto ndajfolje: shpejt, bukur, lehtë, dje, gjithmonë, shumë.