1 minute read

Lexojmë Një skulptor: uji

NJË SKULPTOR: UJI

Uji që rrjedh nën tokë, ka gërmuar një labirint gjigant e mahnitës tunelesh dhe shpellash. Studiuesit e shpellave dhe të tuneleve të nëndheshme pohojnë se edhe sot e kësaj dite njohin vetëm një pjesë fare të vogël prej tyre. Brenda shpellave mund të shihen forma të çuditshme dhe me majë. Ato ngjajnë si skulptura të vërteta. Këto “skulptura” i ka gdhendur uji. Ai depërton nëpër shkëmbinj dhe pasurohet me gëlqere, të cilën e depoziton duke kulluar pikë-pikë. Ato që varen nga tavani i shpellave, janë stalaktitet, kurse ato që zgjaten nga dyshemeja shkëmbore, janë stalagmitet.

Advertisement

Këto shpella, të zbukuruara kështu nga natyra, janë sa të mistershme, aq edhe tërheqëse për t’u parë. Fjalë të reja

labirint – kalime e shtigje të ngatërruara, nëpër të cilat mund të dilet diku, por me shumë vështirësi. mahnitës – që të bën shumë përshtypje, të lë pa fjalë. depërton – futet. stalaktite – shtyllëza të gurta që zbresin nga tavani i një shpelle dhe që janë krijuar nga uji gëlqeror. stalagmite – shtyllëza të gurta që ngrihen nga dyshemeja e një shpelle dhe që janë krijuar nga uji gëlqeror.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Uji ka gërmuar një labirint shpellash dhe tunelesh: mbi tokë; nën tokë. Brenda shpellave ka: skulptura të vërteta; forma me majë të gdhendura nga uji. Uji depërton nëpër shkëmbinj dhe pasurohet: me gëlqere; me kripë. Nga tavani i shpellave varen: stalagmitet; stalaktitet. Nga dyshemeja e shpellave zgjaten: stalagmitet; stalaktitet.

Po ti, a ke dëshirë të vizitosh një shpellë të tillë? Pse?

Shkruaj fjali, në të cilat të përdorësh fjalët e reja që mësove në këtë mësim.

REFLEKTOJ

SHKRUAJ

This article is from: