
1 minute read
Lexojmë Mamuthi
from Gjuha shqipe 3
Mamuthi leshtor ishte tre a katër metra i lartë. Trupin ia mbulonte një gëzof i dendur i kuqërremtë që e mbante ngrohtë.
Nën lëkurë kishte një shtresë të trashë dhjami që e mbronte nga i ftohti. Kishte dhëmbë të mëdhenj, shumë të gjatë e të spërdredhur, të cilët mund t’i përdorte për të pastruar dëborën që të nxirrte bimët me të cilat ushqehej. Jetonte në vendet e ftohta bashkë me ujkun dhe rinocerontin leshtor. Ai është zhdukur si specie nga fundi i periudhës së akullnajave.
Advertisement
Ne e njohim mamuthin për dy arsye. Arsyeja e parë është që njerëzit e lashtë e vizatuan në faqet e shpellave. Këto vizatime mbërritën deri në ditët tona. Arsyeja e dytë është që shkencëtarët e i kanë gjetur të ruajtur më së miri (përfshi gëzofin dhe pjesët e buta) në akullnajat e Siberisë dhe të Alaskës. arsye. Arsyeja vizatuan atime yeja e

D. de Miko
Fjalë të reja
periudha e akullnajave –periudha kur sipërfaqja e Tokës ishte e mbuluar me masa akulli.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Mamuthi leshtor ishte i lartë: pesë metra; tre a katër metra. Gëzofi i mamuthit ishte: i kuqërremtë; i kafenjtë. Mamuthi kishte dhëmbë: të vegjël dhe të gjatë; të mëdhenj dhe të spërdredhur. Mamuthi ushqehej: me bimë; me insekte. Ai jetonte në vende: të ngrohta; të ftohta. Njerëzit e lashtë e vizatuan mamuthin: në faqet e shpellave; në fletore vizatimi. Mamuthin e kanë gjetur të ruajtur më së miri: në akullnajat e Siberisë dhe të Alaskës; në shkretëtirat me rërë.
Sipas teje, pse u zhduk mamuthi si specie?
Nënvizo në tekst fjalët që tregojnë pamjen e jashtme të mamuthit.

REFLEKTOJ
SHKRUAJ
VEPRIMTARI Gjeni në internet Gj i ëit t fotografi të kafshëve të ndryshme, të cilat janë zhdukur me kalimin e viteve, dhe bëni një album me to.