1 minute read

Njohuri për gjuhën Drejtshkrimi i foljeve në kohën e pakryer

DREJTSHKRIMI I FOLJEVE NË KOHËN E PAKRYER

1 Shiko tabelën e zgjedhimit të disa foljeve në kohën e pakryer. Çfarë vë re?

Advertisement

Diskuto me shokët dhe shoqet rreth drejtshkrimit të secilës folje.

Folja punoj Folja kap Folja di

unë

puno-ja kap-ja di-ja ti puno-je kap-je di-je ai/ajo puno-nte kap-te di-nte ne puno-nim kap-nim di-nim ju puno-nit kap-nit di-nit ata/ato puno-nin kap-nin di-nin 2 Plotëso tabelën e mëposhtme duke u mbështetur në tabelën e ushtrimit 1. unë laja ti mbaje ai/ajo pinte ne ndalnim ju mbyllnit dilnit ata/ato lyenin

3 Në tekstin e mëposhtëm, plotëso foljet me pjesën që u mungon. Thuhet se dikur ekzisto disa kuaj të vegjël, këmbët e të cilëve mbaro me gishta dhe jo me thundra. Ata jeto në pyll dhe ushqeheshin me gjethe. Me kalimin e kohës, kuajt u përshtatën me mjedisin. Ata tashmë jeto edhe nëpër fusha, ku edhe hanë bar. 4 Shkruaj fjali me foljet vrapoj, lexoj, dal, di, duke i përdorur në kohën e pakryer, në vetën e dytë shumës.

5 Shkruaj një tekst të shkurtër, duke u bazuar në figurat e mëposhtme. Përdor sa më shumë folje në kohën e pakryer.

This article is from: