1 minute read

Lexojmë Duke vështruar qiellin

Lexojmë DUKE VËSHTRUAR

QIELLIN

Advertisement

Ashtu si gjithësia, ashtu si njerëzit, edhe yjet kanë një histori.

Lindja e një ylli ende mbetet një ngjarje shumë e mistershme. Duhet të themi se ajo ndodh në një lloj kapsule gazi dhe pluhuri. Kjo kapsulë, një ditë të bukur nis e rrotullohet rreth vetes dhe, pak nga pak, merr formën e një disku. Qendra e saj zmadhohet, nxehet dhe ndriçohet përherë e më shumë. Kështu lind një yll!

Jetëgjatësia e një ylli varet nga masa e tij. Yjet me masë të madhe jetojnë vetëm disa milionë vjet. Ata kanë një fund madhështor: shpërthejnë si një fishekzjarr i vërtetë! Yjet me masë më të vogël jetojnë gjatë, deri në tridhjetë miliardë vjet.

Jetëgjatësia e Diellit (që është një yll me masë mesatare) është parashikuar të jetë rreth dhjetë miliardë vjet. Dhe meqë pesë miliardë i ka kaluar, gjendet në mes të ciklit të tij jetësor.

Fjalë të reja

LEXOJ DHE KUPTOJ

i mistershëm – i panjohur, i fshehtë. kapsulë – cipë si qese.

Shëno me ose me . Lindja e një ylli ndodh në një lloj kapsule gazi dhe uji. Kjo kapsulë merr formën e një katrori. Qendra e kapsulës nxehet dhe ndriçohet përherë e më shumë. Yjet me masë të madhe jetojnë vetëm disa mijëra vjet. Yjet me masë të madhe shpërthejnë si fishekzjarr i vërtetë. Yjet me masë më të vogël jetojnë deri në tridhjetë miliardë vjet. Jetëgjatësia e Diellit është parashikuar të jetë rreth 5 miliardë vjet.

Cilët jetojnë më gjatë: yjet me masë të madhe apo ato me masë të vogël? Pse? A e mendon dot një ditë pa diell? Çfarë mund të ndodhë? Çfarë mendon se do të ndodhë me Diellin pas 5 miliardë vjetësh?

REFLEKTOJ

SHKRUAJ

Vizato Diellin.

This article is from: