
1 minute read
Shkruajmë Si të shkruajmë një poezi
from Gjuha shqipe 3
Shkruajmë
SI TË SHKRUAJMË NJË POEZI
Advertisement
1 Për të shkruar një poezi, ndjekim hapat e mëposhtëm.
Hapi i parë: Në fillim zgjedhim temën. Poezia jonë do t’i kushtohet resë.
Hapi i dytë: Për të gjetur fjalët e vargjeve, plotësojmë tabelën e mëposhtme.
Reja
Si është? Çfarë bën? Çfarë ndiej kur e shikoj?
Mbiemra Folje Emocione
e vogël, pupëlore etj. zbret, lodron etj.Dëshirë për të luajtur me të.
Hapi i tretë: Për të qenë të veçantë, gjejmë përngjasime. Vrojtojmë renë dhe kërkojmë diçka që të ketë të njëjtat karakteristika. Bashkojmë dy elementet me fjalën si ose me foljet duket, ngjan... Reja është e bardhë si dëbora, është kaq e butë, sa duket si kajmak...

Hapi i katërt: Lidhim së bashku mbiemrat, foljet, emocionet, përngjasimet dhe përdorim gjithë fantazinë tonë! Re e vogël pupëlore zbret e më merr për dore, për të luajtur në bregore, ku më dukesh si lulebore.
2 Plotëso vargjet e mëposhtme. Yjet që shndrisin qiellit, në agim i dorëzohen .
Më e madhja dashuri, nëna është për çdo . Kënaqem kur dal në natyrë, në shkollë kryej çdo .
3 Në grupe dyshe, shkruani një poezi për njërën nga temat: lulen, topin, çantën, lapsin, klasën, librin, pikturën, muzikën. ën, muzikën. Plotëso faqen 42 të “Fletores së punës”.