2 minute read

Lexojmë Shoku im i shtrenjtë

Unë kam një shok, edhe ti e ke. Çdo ditë kokë më kokë me atë më sheh.

Ai s’ka fytyrë, s’ngjan si unë e ti, nuk ka as gjymtyrë, por flet si njeri.

Advertisement

Sa shumë më zbavit, sa shumë më mëson! Përmbi komodinë unë e mbaj gjithmonë.

Jam i mrekulluar kur flas me atë. Dhe me të në duar, gjumi shpesh më zë.

Këtë shok të shtrenjtë do ta kem përjetë.

Adelina Mamaqi

Fjalë të reja

më zbavit – më argëton. komodinë – dollap i vogël me një të ndarë, që vendoset pranë shtratit. i shtrenjtë – shumë i dashur.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Shëno me ose me . Djali ka një shok, me të cilin kalon shumë kohë. Shoku i djalit ka fytyrë të bukur. Djali mëson shumë nga shoku i tij. Ai nuk kujdeset për shokun e tij. Djali mrekullohet nga bisedat me shokun e tij. Ai e ka këtë shok vetëm për në verë. Ky shok i shtrenjtë është libri.

Po ti, a je i lidhur me librin? Si ndihesh kur lexon?

REFLEKTOJ

SHKRUAJ

Plotëso tabelën duke shkruar titujt e librave që ke lexuar gjatë këtij viti. Titulli i librit Emri i autorit Për çfarë flet?

Shkruaj një pesëvargësh për fjalën libri. LIBRI VEPRIMTARI

Pasuroni bibliotekën e klasës, duke sjellë nga një libër. Sistemojini sipas rendit alfabetik të titujve të tyre.

This article is from: