
1 minute read
Flasim Ne dhe libri
from Gjuha shqipe 3


Advertisement
NE DHE LIBRI
1 Më poshtë janë paraqitur kopertinat e disa librave për fëmijë. Ke lexuar ndonjërin prej këtyre librave? A të ka pëlqyer? Pse? Trego titujt e disa librave të tjerë që ke lexuar.
A t t k tAventurat e pazakontaAvev ve tu unt n at a ra r e zpa pa az oak akont nta a t h t tt t t l gëltë shegertit të votë ë hes shegerge er i itti ë o vo v g gë ë ël AVENTURAT T E E TOM SOJERIT
MARK TWAIN IN NI
2 Tregoju shokëve të grupit përmbajtjen e një libri që të ka pëlqyer. Mos e trego titullin e librit. Përpiqu të mos i thuash emrat e personazheve.
Kërko nga shokët që të gjejnë për cilin libër bëhet fjalë.


3 Edlirës i pëlqen shumë të lexojë libra. Kur ka ditëlindjen, prindërit dhe shoku i saj Denisi, i dhurojnë gjithmonë libra. Pasi i lexon, ajo i vendos në bibliotekën e saj. Herë pas here, kthehet dhe i shfleton librat që ka lexuar. Ajo kujton me kënaqësi historitë e shkruara në faqet e tyre. Po ty, a të dhurojnë libra? Kush është personi që të dhuron më shumë libra? Pse? Po ti, kujt i dhuron libra? Si ndihesh kur merr dhuratë një libër? Po kur e dhuron?

4 Arditi mori në bibliotekën e shkollës një libër. Ai duhej ta kthente pas shtatë ditësh. Kur Arditi ishte në shkollë, motra e tij e vogël kishte grisur disa prej faqeve të librit teksa luante me të. Arditi u mërzit shumë. Si mendon se veproi ai? Po të ishe në vend të Arditit, si do ta zgjidhje këtë situatë? 5 Cili është libri i fundit që ke lexuar? Trego përmbajtjen e tij.


