
1 minute read
Njohuri për gjuhën Zgjedhojmë foljen në kohën e pakryer
from Gjuha shqipe 3
ZGJEDHOJMË FOLJEN NË KOHËN E PAKRYER

Advertisement
Atë ditë kërkoja gjyshin në fushën e madhe me luledielli të larta. Ti më kërkoje mua, kurse mami kërkonte të dinte se ku ndodheshim që të vinte sa më parë. Ne kërkonim me padurim të dilnim nga fusha. Ti me mamin kërkonit nëpër fushë, por nuk arrinit të shihnit as njëri-tjetrin. Situata ishte bërë shqetësuese, sepse edhe banorët e shtëpive aty pranë po na kërkonin. Ndërkohë, ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte. e mi më a. Ti shihnit epse edhe rkohë ne nuk e



Vendos në tabelë foljet me ngjyrë të gjelbër. Çfarë vë re?
Unë Ti Ai/ Ajo Ne Ju Ata/ Ato
Të gjitha fjalët me ngjyrë të gjelbër janë format e ndryshme që merr folja kërkoj gjatë zgjedhimit. Folja kërkoj është në kohën e pakryer. Veprimi që ajo tregon, ka ndodhur në të shkuarën, pra MË PARË.
1 Plotëso vendet bosh në tabelën e mëposhtme. Unë mësoja Ti Ai/ Ajo Ne Ju Ata/ Ato
Unë kapja Ti Ai/ Ajo Ne Ju Ata/ Ato
Unë flija Ti Ai/ Ajo Ne Ju Ata/ Ato
2 Vendos në kohën dhe në vetën e duhur foljet në kllapa. Vite më parë njeriu (udhëtoj) me kafshë. Sot (fluturoj) me avion. Kur isha i vogël, (luaj) shumë me peta. Sot (luaj) shumë me lojëra elektronike. 3 Përdor në fjali foljet: lexoj në kohën e pakryer, veta e dytë, numri shumës; hap në kohën e pakryer, veta e parë, numri njëjës; di në kohën e pakryer, veta e tretë, numri shumës.