2 minute read

Lexojmë Dhurata e gjyshit

DHURATA E GJYSHIT

Një pemë e vogël rritet në oborr me duart e mia e kam mbjellë, ende e brishtë, ende e hollë po pres pranverën sythet t’ia çelë.

Advertisement

Gjyshi fidanin ma solli dhuratë kur u largua vera e nxehtë, si shokë të ngushtë të dy bashkë i dhamë kopshtit më shumë jetë.

Gjethet e blerta kur t’ia shoh zemra fort do të më gëzojë, dashuria e gjyshit që më ngroh pemën krejt do ta gjethojë.

Vjeshta prapë kur të vijë ngjyrat gjetheve do t’ua ndërrojë, porse e hijshme pema jonë jetë e mot do të qëndrojë.

Erina Çoku

Fjalë të reja

LEXOJ DHE KUPTOJ

i brishtë – që thyhet lehtë. fidan – bimë a pemë e re. do ta gjethojë – do ta mbushë me gjethe. i hijshëm – i bukur, i këndshëm.

Pema e vogël rritet: në pyll; në oborr. Pema e vogël: është ende e brishtë; është forcuar. Fidanin e pemës: gjyshi ia bëri dhuratë nipit; nipi e bleu për t’ia treguar gjyshit. Fidanin e mbolli/mbollën: gjyshi; nipi; të dy bashkë. Nipi do të gëzohet: kur të shohë që fidani është bërë pemë; kur të shohë gjethet e blerta. Pema do të qëndrojë e hijshme: vetëm në vjeshtë; përgjithmonë.

Po ti, a ke mbjellë ndonjëherë bimë me ndonjë të rritur? Si je ndier? Çfarë mësove nga kjo vjershë?

Shkruaj një pesëvargësh për fjalën pemë.

REFLEKTOJ

SHKRUAJ

PEMË VEPRIMTARI Vizatoni pemën që do të donit të rritej nga fidani që mbollët në veprimtarinë paraardhëse. Bëni një album me vizatimet tuaja.

This article is from: