
1 minute read
Lexojmë Qilimi prej guri
from Gjuha shqipe 3
QILIMI PREJ GURI
Kush ka qenë në Gjirokastër, stër, te kalaja kush është ngjitur tur dhe ka parë rrugët e pastra, tra, doemos që është habitur! r! Lart në Qafën e Pazarit, pesë rrugë janë takuar, eh, sa bukur që të pesta si qilima janë shtruar. Thonë njerëzit me habi: Gjithë këta qilima guri, të qëndisur bardhë e zi, vallë ç’avlëmend i thuri?! Bashkë me shokët e vet, i gdhend gurët xhaxhi Simi, në mes të shiut a mes vapës, gurë-gurë shtrohet qilimi. Xhaxhi Simi është mjeshtër, dhe në gjoks medalje mban, eh, sa pak flet me gojë, eh, sa shumë flet me çekan!
Advertisement

Tasim Gjokutaj Fjalë të reja

qilim – shtrojë me përmasa të ndryshme, prej leshi, pambuku etj., që punohet në vegjë. avlëmend – vegël e madhe prej druri, që përdoret për të endur pëlhura. gdhend – bëj të rrafshët me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali. mjeshtër – punëtor i përgatitur që ushtron një zanat të caktuar. medalje – pllakëz e rrumbullakët prej metali, me ndonjë figurë a mbishkrim, e cila i jepet dikujt për merita në punë, në gara sportive, në konkurse etj.
VEPRIMTARI Bëni një video ose album me pamje nga qyteti i Gjirokastrës.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Për cilin qytet flet kjo poezi? Sa rrugë takohen në Qafën e Pazarit? Si duken këto rrugë? Kush i gdhend gurët që duhen për të ndërtuar rrugët? Çfarë tregon medalja që mban xhaxhi Simi? REFLEKTOJ
Po ti, a ke qenë në qytetin e Gjirokastrës? Si të është dukur ai? Si i kupton vargjet: eh, sa pak flet me gojë, eh, sa shumë flet me çekan.