1 minute read

Lexojmë Ku kemi lerë?

KU KEMI LERË?

Advertisement

Në ç’vend kemi lerë? Ku na bëjnë nderë? – Në Shqipëri.

Po njeriu vetë, Cilën do në jetë? – Do vendin e tij.

Ku i duket balta, Më e ëmbël se mjalta? – Në Shqipëri.

Ku rron me shpresë, Ku kërkon të vdesë? – Në vendin e tij. Ku mund të gëzojë Dhe me nder të rrojë? – Në Shqipëri.

Përse të punojë Dhe të lakmojë? – Për vendin e tij.

Andon Zako Çajupi

Fjalë të reja

kemi lerë – kemi lindur. nderë – respekt. lakmi – dëshirë e madhe dhe përpjekje me të gjitha fuqitë për të kryer një punë a për të rregulluar diçka.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Në çdo strofë të kësaj poezie, Çajupi bën pyetje që u jep përgjigje. Kujt ia ka kushtuar poeti këto vargje? Nga cilat fjalë e kuptojmë këtë? Si mendon, pse poeti i jep të njëjtën përgjigje çdo pyetjeje që bën?

REFLEKTOJ

Ndahuni në grupe. Zgjidhni nga një fjalë. Ndërtoni sa më shumë pyetje që të kenë përgjigje fjalën që zgjodhët. Fiton grupi që gjen më shumë pyetje.

Sa strofa ka kjo poezi? 2 3 5 6 Sa vargje ka çdo strofë? 2 3 4 8 Nënvizo me ngjyrë të njëjtë rrokjet e fundit të vargjeve, të cilat janë të njëjta.

SHKRUAJ

VEPRIMTARI

Recitojini vargjet në grupe dyshe.

This article is from: