
1 minute read
Lexojmë Bora e parë
from Gjuha shqipe 3

Bie bora flokë-flokë, n’qetësi, mbi pullaze dhe në tokë, pa u ndi. N’të bardhë janë veshur livadhet dhe lëndinat, fushat, arat, brigjet, malet e kodrinat. Edhe kopshti ndërroi fytyrën, është zbardhuar. Si jorgan bora natyrën ka mbuluar. Sa gëzueshëm f’mija ngasin me shpejti, përmbi borë me saja rr’shqasin o me ski.
Advertisement


LEXOJ DHE KUPTOJ
Cilës ngjarje i kushtohen këto vargje? Çfarë ka ndodhur në mjedisin përreth? Si ndihen fëmijët? Pse? Kujt i vështirësohet jeta? Për çfarë i fton poeti fëmijët në vargjet e fundit të poezisë?



Ca të tjerë me topa bore po luftojnë, ca të rrokur dorë për dore, vallëzojnë. Ca kanë bërë një dordolec si njeri –n’dorë një fshesë, në hundë një spec ia kanë shti. Gjithë fëmijët janë gëzuar shend e verë; vetëm zogjtë janë të trishtuar e të mjerë, se ushqimin për ta gjetë heqin v’shtirë. T’u ndihmojmë, pra, zogjve t’shkretë, O f’mijë t’mirë.
Anton Çeta
REFLEKTOJ
Si je ndier kur ke parë flokët e parë të borës? Çfarë lojërash luan me shokët në borë?
Vizato një peizazh dimri. Përshkruaje atë duke përdorur sa më shumë krahasime.
SHKRUAJ

VEPRIMTARI Bëni një album me pamje nga stina e dimrit.