1 minute read

Flasim 17 Shkurti

17 SHKURTI

Advertisement

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

1 Shihni fotografitë dhe diskutoni në grupe rreth tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve: Pse rrugët janë mbushur plot me njerëz? Si duken ata? Çfarë po festohet? Nga e kuptoni këtë? Tregoni ç’dini për 17 Shkurtin.

2 Pas deklarimit të pavarësisë, u zhvilluan festime anekënd vendit, si dhe kudo ku jetojnë e banojnë shqiptarë. Në kryeqendrën e vendit, në Prishtinë, ky moment historik kulmoi me zbulimin e monumentit modern NEWBORN. Çfarë dini për këtë monument? Çfarë simbolizon ai? 3 Për të nderuar komandantin legjendar të Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili dha jetën për pavarësinë e Kosovës, u krijua logoja “Bac, u kry!”. Çfarë mesazhi përcjell ajo? Tregoni ç’dini për Adem Jasharin. 4 Besarti është shumë i emocionuar. Sot është Dita e

Pavarësisë dhe shkolla e tij ka organizuar një veprimtari festive. Ai do të recitojë një vjershë para gjithë të pranishmëve, mirëpo druhet nëse do të arrijë t’i kujtojë fjalët e saj. Nëna e kupton shqetësimin e tij dhe përpiqet ta qetësojë duke i folur butësisht. Ai del i qetë nga shtëpia dhe i vendosur për të dhënë më të mirën në veprimtarinë festive të organizuar. Po shkolla jote, organizon veprimtari festive për Ditën e Pavarësisë? Na i përshkruaj ato. Çfarë roli ke pasur ti në këto veprimtari? Ke pasur emocione? Si ia ke dalë mbanë? 5 17 Shkurti festohet anembanë vendit tonë.

Përshkruaj si festohet ai në qytetin ose fshatin tënd.

This article is from: