
1 minute read
Lexojmë Bagëti e bujqësi
from Gjuha shqipe 3
BAGËTI E BUJQËSI

Advertisement
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë, fushat e gjera me lule që ju kam ndër mend ditë e natë. Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj të kulluar, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni… Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Naim Frashëri
Naim Frashëri është një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë. Kur i ka shkruar këto vargje, ai jetonte dhe punonte jashtë vendit (ishte i mërguar).


LEXOJ DHE KUPTOJ
Kujt i kushtohen këto vargje? Si përshkruhet natyra e Shqipërisë? Si ndihet Naimi përballë kësaj pamjeje? Pse ndihet krenar ai?
Po ti, a je gjendur ndonjëherë para një pamjeje të tillë? Si je ndier? A të ka ndodhur të jetosh, qoftë edhe për pak ditë, jashtë vendit? Si je ndier? Për çfarë të ka marrë malli më shumë?
Shkruaj pesë fjali për atdheun.
REFLEKTOJ Fjalë të reja
bregore – vend i ngritur, kodër e vogël. gërxhe – shkëmbinj të mprehtë e të thepisur. i kulluar – i kthjellët, i qartë. e dëfreni – e argëtoni. ma gatove – ma edukove, ma brumose, ma mësove.


SHKRUAJ
VEPRIMTARI Gjeni dhe sillni në klasë poezi të tjera që flasin për atdheun.


