1 minute read

Lexojmë Vizitë në Muzeun Historik

Lexojmë

VIZITË NË MUZEUN HISTORIK

Advertisement

Ciceron na merr përdore, udhët na trego; shekuj, armë dhe stërgjyshër, ti nga gjumi zgjo.

Te kjo enë e vogël balte, një e fshehtë rri; te kjo thikë e hershme guri, rron një histori.

Shih sa bukur mozaiku, art të madh zbulon; kokës së një luftëtari trupi i mungon.

Kur të dalim në na pyetshin, ku ishim dhe ç’pamë: - Folëm ilirisht do themi, me të parët tanë. Fjalë të reja

Xhevahir Spahiu muze – vendi ku ruhen objekte të ndryshme me vlerë historike. ciceron – ai që shoqëron vizitorët dhe u jep shpjegime në një muze. shekull – një periudhë kohe prej njëqind vjetësh. mozaik – figurë që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri, xhami, metali etj. ilirisht – gjuha e popullsisë së Ilirisë, që njihet si paraardhëse e popullit shqiptar.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Fëmijët po shkojnë: në muze; në teatër; në ekskursion. Fëmijët njihen me: objektet e muzeut; me lojëra të ndryshme; me librat e vjetër. Fëmijët shikojnë: një mozaik; një luftëtar; bust patrioti. Fëmijët krenohen me: ilirishten; me lashtësinë e vendit të tyre; të dyja bashkë.

Po ti, a ke shkuar në muze? Na trego se çfarë të ka bërë më shumë përshtypje.

Zgjidh një objekt muzeu, përshkruaje me katër fjali dhe vizatoje.

REFLEKTOJ

SHKRUAJ

VEPRIMTARI Mësoni vjershën Më i j hë përmendsh. Recitojeni bukur atë.

This article is from: