1 minute read

Njohuri për gjuhën Drejtshkrimi i foljeve në kohën e tashme

DREJTSHKRIMI I FOLJEVE NË KOHËN E TASHME

1 Shkruaj folje sipas modelit.

Advertisement

Folje që mbarojnë me –j: mësoj, mbaj, luaj

Folje që mbarojnë me bashkëtingëllore: ngel, shkul, hap

Folje që mbarojnë me zanore: fle, pi, di

2 Shiko tabelën e zgjedhimit të disa foljeve në kohën e tashme. Çfarë vë re?

Diskuto me shokët dhe shoqet rreth drejtshkrimit të secilës folje.

Folja punoj Folja kap Folja di

unë puno-j kap di ti puno-n kap di ai/ajo puno-n kap di ne puno-jmë kap-im di-më ju puno-ni kap-ni di-ni ata/ato puno-jnë kap-in di-në

3 Plotëso tabelën e mëposhtme, duke u mbështetur në tabelën e ushtrimit 1. unë laj ti mban ai/ajo pi ne ndalim ju mbyllni dini

Ata/ato lyejnë 4 Shiko figurën dhe shkruaj një tekst të shkurtër, në të cilin të përdorësh sa më shumë folje në kohën e tashme.

Fjalë ndihmëse: Tomi, Xherri, fshesa, ndjekje, e zonja e shtëpisë, ia mbath, moment i papërshtatshëm, e kapi.

This article is from: