1 minute read

Njohuri për gjuhën Mbiemri

MBIEMRI

Kujtoj Mbiemrat janë fjalë që tregojnë cilësi të njerëzve, të kafshëve, të sendeve dhe të vendeve.

Advertisement

një djalë i vogël një vajzë e vogël një top i kuq disa topa të kuq Ashtu si emrat, mbiemrat kanë gjini femërore dhe gjini mashkullore, si dhe numër njëjës dhe numër shumës.

1 Shkruaj në tabelë mbiemrat e mëposhtëm. Përcakto me gjininë dhe numrin e secilit prej tyre. simpatik, gazmore, bionde, brune, kaçurrele, i gjatë, i shkurtër, zemërgjerë, serioze, i sinqertë, mendjemprehtë, trime, tekanjoz, lozonjare.

Mbiemri Gjinia Numri F M Nj Sh

simpatik

2 Zëvendëso grupet e fjalëve sipas modelit të dhënë. fëmijë me edukatë − fëmijë i edukuar ujë që mund të pihet − ujë gazetë për sportin – gazetë shfaqje që të argëton − shfaqje djalë me talent − djalë 3 Shëno me në figurë kafshën që përshkruhet në tekst.

Nënvizo me të kuqe fjalët që të ndihmuan ta gjesh.

Në mes të një pylli shumë të dendur, në një shpellë të lagësht e të errët, jetonte një kafshë leshtore. Kishte kokë të madhe dhe prej aty i dilnin sakaq dy këmbë të vogla fare. Gojën e kishte të madhe, sytë kaltëroshë dhe me krahët e gjatë e të hollë që i dilnin nga veshët, kapte miushë të veckël gri. Të tërë trupin e kishte të mbuluar me qime. ekst.

This article is from: