3 minute read

Lexojmë Tenxherja magjike

TENXHERJA MAGJIKE

Advertisement

Na ishte njëherë një grua e varfër, që kishte vetëm një vajzë. Një ditë, vajza mori me vete një copë bukë të zezë dhe shkoi në pyll të mbledhë kërpudha. Në rrëzë të një peme pa një grua shumë të moshuar, me tenxhere në dorë, që i tha: − Oh, e dashur, sa uri që kam! A mund të më japësh pak bukë? − Pse jo, − iu përgjigj vajza. − Merre të gjithën! − Oh, çfarë mirësie, bija ime! − thirri plaka. Ajo mori copën e bukës, pastaj i tha: − E shoh që je shumë e dashur dhe e mirë. Çfarë të të jap në këmbim të kësaj mirësie? Ja, merre këtë tenxhere dhe, kur të shkosh në shtëpi, vendose mbi tavolinë dhe thuaji: “Tenxhere, moj tenxhere, bluaj dhe ziej!” dhe tenxherja do të bëjë çdo gjë që do dhe sa të duash. Kur tenxherja të ketë bërë aq punë sa do ti, thuaji: “Tenxhere, mjaft!” dhe tenxherja do të ndalojë. Bëj kujdes dhe mos harro fjalët që të thashë!

Vajza arriti në shtëpi, vendosi tenxheren mbi tavolinë dhe thirri: − Tenxhere moj tenxhere, bluaj dhe ziej!

Dhe tenxherja nisi menjëherë të bluante. Kur vajza thirri: − Tenxhere, ziej! − tenxherja nisi të bënte mëmëligë. Kur vajza i tha: − Tenxhere, mjaft! − ajo ndaloi. Që nga ajo ditë, vajza me nënën e saj nisën të jetojnë mirë. Nuk ishin më të varfra.

Një ditë të bukur, vajza u kthye në pyll për të mbledhur përsëri kërpudha. Ajo mendoi se mund të takonte edhe plakën e ta falënderonte.

Nënën në shtëpi e mori uria. Mori tenxheren dhe i tha: − Tenxhere, bluaj!

Tenxherja nisi të bluante, por aq shumë, sa filloi të derdhej në fillim mbi tavolinë e më pas në dysheme. Por gruaja nuk dinte si ta ndalonte, sepse nuk i mbante mend fjalët që thuheshin për të ndaluar tenxheren së bluari.

Kështu që mielli nisi të dilte nga dritaret dhe nga dyert, nëpër rrugë dhe nëpër fshat. Asnjë nuk dinte ta ndalonte. Vajza ende nuk po kthehej nga pylli. Në mbrëmje, kur ajo u kthye dhe pa që nga rruga ç’kishte ndodhur, thirri fort sa u dëgjua në tërë fshatin: − Tenxhere, mjaft! − Dhe tenxherja pushoi. Por mielli kishte mbuluar rrugët dhe fshatin, e për fshatarët ishte fat. Ata nisën nga puna. Duhet të hapnin rrugët nga mielli i derdhur nëpër to.

Kështu, ata hapnin rrugët dhe njëkohësisht mbushnin me miell depot e boshatisura, duke falënderuar vajzën.

LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të reja

Shëno me ose me . Vajza jetonte në pyll me nënën e saj. bluaj − e bëj drithin a diçka Një ditë, vajza shkoi në pyll të mbledhë kërpudha. Vajza takoi një plakë në pyll. Ajo nuk u tregua zemërmirë me plakën. tjetër miell ose pluhur. ziej − nxeh në një enë ujë ose një lëng tjetër, derisa të valojë. mëmëligë – ushqim i gatuar me Plaka që takoi, i dhuroi një tenxhere magjike. miell misri, ujë dhe gjalpë. Vajza nuk bëri mirë që e mori tenxheren. Nëna e vajzës nuk i mbante mend fjalët magjike. Tenxherja magjike mbushi plot me ushqim hambarët e fshatarëve.

REFLEKTOJ

Të pëlqen kjo përrallë? Pse? Po ti, a do të dëshiroje të kishe një tenxhere magjike? Çfarë do t’i kërkoje asaj?

SHKRUAJ

Shkruaj fjalët magjike, të cilave do të dëshiroje që tenxherja t’u përgjigjej.

This article is from: