2 minute read

Lexojmë Gjembat e iriqit Njohuri për gjuhën Emrat në numrin njëjës dhe emrat në numrin shumës

GJEMBAT E IRIQIT

Shumë e shumë vite më parë kafshët e pyllit vendosën të zgjidhnin mbretin e tyre. Për të qeverisur do të thirrej kafsha me pamje dhe gëzofin më të bukur.

Advertisement

Luanët, majmunët, arinjtë, lepujt u vunë në garë kush e kush të zbukurohej më shumë. Iriqi i gjorë, që asokohe ia mbulonte trupin një gëzof i thjeshtë, u paraqit me shpinën e mbuluar me degë trëndafilash të lulëzuar. Dhjetë bufat e zgjedhur për të dhënë gjykimin, nuk patën mëdyshje: iriqi do të zgjidhej mbret i pyllit dhe të nesërmen do të kurorëzohej. Por të nesërmen në mëngjes, iriqit të gjorë i mbetën vetëm gjembat e trëndafilave mbi shpinë, sepse lulet dhe gjethet ishin vyshkur.

Prej asaj dite, iriqi mbeti krejt i mbuluar nga gjembat. Nga turpi për mashtrimin që bëri, ai dilte nga strofulla vetëm natën. Fjalë të reja për të qeverisur – për të drejtuar veprimtaritë. gëzof − lëkurë me qime të gjata, që mbulon trupin e kafshëve. kurorëzoj – shpall mbret.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Çfarë kishin vendosur kafshët e pyllit? Çfarë cilësish duhej të plotësonte kafsha që do të qeveriste pyllin? Si po kujdeseshin kafshët e pyllit për të marrë pjesë në garë? Po iriqi, si u paraqit në garë? Cilin vlerësoi juria si kafshën-mbret? Pse? Ç’ndodhi të nesërmen me iriqin?

REFLEKTOJ

Krahaso gëzofin e iriqit në fillim dhe në fund të historisë. A të bind shpjegimi për këtë ndryshim? Pse? SHKRUAJ

EMRAT NË NUMRIN NJËJËS DHE EMRAT NË NUMRIN SHUMËS

NUMRI NJËJËS (NJË) NUMRI SHUMËS (DISA) nxënësi nxënësja nxënësit nxënëset

Kujtoj

Emrat janë në numrin njëjës, kur tregojnë një njeri, një kafshë, një send. Emrat janë në numrin shumës, kur tregojnë dy ose më shumë njerëz, kafshë, sende.

1 Shkruaj Nj në kur emri është në numrin njëjës dhe Sh kur është në numrin shumës.

vullkan rrota lule pyll nxënësit radio mal gjysh bukë libra nxënësi gota gjarpër pako derë këngët djem pallate çelësa pema limoni uji bregu lëngu

2 Shkruaj në numrin shumës emrat e mëposhtëm. luga - lugët (një) nxënës - pjata - tenxherja - thika - bregu - pakoja - fletorja - polici - (një) shëtitore - nxënësja - leku - tavolina - (një) mësues - pastruesi - fjongoja - shoferi - lëngu -

3 Shkruaj sipas modelit emrat e mëposhtëm. (një) ballkon - ballkoni (disa) ballkone - ballkonet

(një) pako (një) laps (një) flutur (disa) pako (disa) lapsa (disa) flutura

(një) shteg (një) këngë (një) bukë (disa) shtigje (disa) këngë (disa) bukë

4 Shkruaj fjali duke i përdorur emrat e mëposhtëm në numrin shumës. qyteti: mali: aeroporti: plazhi:

5 Shkruaj fjali me emrat e dhënë. nxënës (njëjës) nxënës (shumës) mësues (njëjës) mësues (shumës)

6 Shiko figurën dhe shkruaj sa më shumë emra rreth saj në tabelë.

7 Shkruaj një tekst rreth figurës, duke përdorur edhe emrat e tabelës së mësipërme.

Emra në numrin njëjës Emra në numrin shumës

This article is from: