
5 minute read
Lexojmë Në barkun e elefantit Njohuri për gjuhën Emrat e gjinisë mashkullore dhe emrat e gjinisë femërore
from Gjuha shqipe 3


Advertisement


NË BARKUN E ELEFANTIT





Ishte ç’na ishte, ishin një elefant dhe një mi. Ata jetonin në një park të madh afrikan. Në atë kohë, elefanti nuk kishte ende feçkë, por vetëm një hundë të vogël.











Një ditë, teksa endeshin në park, elefanti pa se frutat dhe lulet e pemëve ishin kafshuar aty-këtu. Pa humbur kohë, ai shkoi te miu dhe i tha: − Ka ardhur koha që të kërkosh një vend tjetër për të jetuar, sepse po shkatërron tërë bukuritë e parkut. − Jo, ti duhet të largohesh, sepse shkel barin, lulet dhe insektet e vogla me thundrat e tua të rënda, − i tha miu.
Elefanti i nxehur në kulm ngriti thundrat për ta zgërlaqur miun. Por kafsha e vogël u tregua më e shpejtë dhe iu kacavar mbi shpinë. Kur pa se nuk kishte ku të fshihej, miu u fut në barkun e elefantit.
Ai nisi të brente aty-këtu brenda barkut të elefantit. − Ah, ah! – bërtiste elefanti, duke u hedhur përpjetë. – Ndihmë!
Tërë kafshët e savanës, me të dëgjuar britmat e elefantit, rendën ta ndihmonin. − Dil jashtë, miush, askush s’do të të bëjë keq, – tha luani. − Mirë thua ti, − iu përgjigj miu, − po nga të dal? − Nga goja, − u përgjigjën njëzëri kafshët. − Nuk dua, − kundërshtoi miu. − Goja e elefantit vjen erë të rëndë. − Dil nga veshët, − thanë kafshët. − Janë shumë të mëdhenj, kam frikë mos humbas, − u përgjigj miu. − Shumë naze paske! Atëherë dil nga hunda, − i propozuan kafshët. Miushi nisi të ngjitej nga barku deri në hundë, por në një pikë u ndal, sepse hunda ishte shumë e ngushtë.









Atëherë kafshët u vunë në rresht: në fillim majmuni, pastaj gjirafa, pastaj luani e krokodili dhe, të gjithë së bashku, e tërhoqën hundën e elefantit me sa fuqi kishin.
Pas orësh të tëra mundimi, u dëgjua një teshtimë e fortë dhe miu doli nga hunda e elefantit, madje fluturoi aq lart në qiell, sa preku retë.
Që nga ajo ditë, elefanti u bë me feçkë. Pra, hunda i mbeti përgjithmonë e gjatë, për t’i kujtuar se me mendjemadhësi dhe arrogancë arrogancë nuk arrihet asgjë. nuk arrihet asgjë. nuk arrihet asgjë A. Ribe
Fjalë të reja
për ta zgërlaqur – për ta shtypur. iu kacavar – iu ngjit. bren – ha diçka duke e grirë grimca-grimca. savanë − zonë fushore me bar të lartë dhe me pemë e shkurre të rralla. arrogancë − sjellje përbuzëse dhe mospërfillëse ndaj të tjerëve.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Renditi fjalitë përmbledhëse të mëposhtme sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-8). Miu dhe elefanti bënë fjalë. Të gjitha kafshët e savanës rendën të ndihmonin elefantin. Njëherë e një kohë, elefanti kishte një hundë të vogël. Miu hyri në barkun e elefantit. Kafshët u vendosën në rresht dhe tërhoqën hundën e elefantit. Që nga ajo ditë, elefantit i mbeti hunda e gjatë. Miu nuk dilte dot nga hunda, sepse ajo ishte shumë e ngushtë. Miu fluturoi aq lart në qiell, sa preku retë.
Ngjyros me blu fjalitë përmbledhëse që i takojnë Hyrjes, me të kuqe ato që i takojnë Zhvillimit dhe me të gjelbër ato që i takojnë Mbylljes. REFLEKTOJ
Si e kupton mesazhin: Me mendjemadhësi dhe arrogancë nuk arrihet asgjë? Ç’këshillë do t’i jepje elefantit? Po miut?
SHKRUAJ
Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.
Njohuri për gjuhën EMRAT E GJINISË MASHKULLORE DHE EMRAT E GJINISË FEMËRORE
djal-i vajz-a
Kujtoj
Emrat e gjinisë mashkullore mbarojnë me -i ose -u: kalë-kali, breg-bregu etj. Emrat e gjinisë femërore mbarojnë me -a ose -ja: nënë-nëna, lule-lulja etj.
1 Vendos në tabelën e mëposhtme emrat: koha, frika, errësira, lumi, këpuca, guximi, bretkosa, babai, pasioni, nëna, gëzimi, motra, vëllai, telefoni, fiku, bregu.
emra mashkullorë emra femërorë
2 Plotëso sipas modelit.
(një) breg - bregu
(një) shteg - (një) lek - (një) fik - (një) mik -
(një) mal - mali
(një) luan - (një) pallat - (një) krevat - (një) top -
(një) mace - macja
(një) lule - (një) fasule - (një) daulle - (një) fletore -
3 Shiko figurën dhe shkruaj sa më shumë emra rreth saj në tabelën e mëposhtme.
emra mashkullorë emra femërorë (një) klasë - klasa
(një) makinë - (një) rrugë - (një) baltë - (një) tavolinë -

4 Shkruaj një tekst rreth figurës, duke përdorur edhe emrat e tabelës së mësipërme.
