3 minute read

Lexojmë Ana dhe Elsa

ANA DHE ELSA

Advertisement

Shumë e shumë kohë më parë, mbretëria e Arendelit ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, veçanërisht kështjella, me dyert e dritaret e mbyllura. Kjo donte të thoshte se familja mbretërore, duke më përfshirë edhe mua, ishte jashtëzakonisht larg nga të gjithë njerëzit e tjerë.

Unë jam Ana, princesha e Arendelit. Ky është një titull i lartë që tingëllon shumë fisnik, por ja që unë nuk jam personi i duhur për të. Më pëlqen më shumë të shëtit me erën që më përkëdhel pëlqen më shu flokët, e të mësoj gjëra të reja. Sa do të dëshiroja flokët, e të m që të më lejonin të dilja nga kështjella! Unë u lutem që të më lej vazhdimisht mamasë e babait që ta ndryshojnë këtë vazhdimish rregull, por marr gjithnjë të njëjtën përgjigje: “Kjo është rregull, por e nevojshme për sigurinë tënde dhe të Elsës”.e n Edhe pse kjo gjë nuk më pëlqen, unë kam besim te prindërit e mi. be Elsa është motra ime më e madhe. Ajo kurrë E nuk ankohet për rregullën e vendosur, por nuk mendon se, si anëtarë të familjes mbretërore, men ne kemi përgjegjësi që janë shumë më të ne rëndësishme se gjërat e vogla që mund të rën dëshirojmë. dë Kështu është Elsa. Ajo është personi me p paraqitjen, qëndrimin dhe shkëlqimin e një princeshe. Ajo do të bëhet një mbretëreshë e përsosur. Elsa është shumë e përkushtuar ndaj Arendelit, ndaj ne jemi me fat që do të jetë udhëheqësja jonë e ardhshme. Veçse unë do të dëshiroja që ajo të ishte pak më shumë e përkushtuar ndaj meje. Si p atëherë kur ishim të vogla dhe luanim at shumë me njëra-tjetrën. s Por tani, kjo nuk është më e je ër . ë ë l oja i e

mundur. Për shkak të detyrave të rëndësishme që ka, asaj nuk i mbetet pothuajse aspak kohë e lirë. Megjithëse kjo gjë s’më gëzon, unë e kuptoj. Uroj që ajo t’ia dalë mbanë me sukses, sepse e dua shumë motrën time.

Rudina Rrapollari

Fjalë të reja

i izoluar – i veçuar. siguri – gjendje pa asnjë rrezik a të keqe të papritur. i përkushtuar – njeri që përdor të gjitha fuqitë në shërbim të dikujt ose të diçkaje.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Familja mbretërore e Arendelit ishte: larg gjithë njerëzve të tjerë; afër gjithë njerëzve të tjerë. Princeshë Ana dëshironte: të dilte nga kështjella; të qëndronte në kështjellë. Ana respektonte rregullat e prindërve ngaqë: besonte tek ata; kishte frikë prej tyre. Elsa mendon se përgjegjësitë e familjes mbretërore janë: shumë të rëndësishme; të zakonshme. Ana e uron Elsën: që t’ua dalë mbanë punëve; që të ketë më shumë kohë të lirë.

REFLEKTOJ

Kë do të doje të kishe shoqe, Anën apo Elsën? Pse? Po ti, a i respekton rregullat që të vendosin prindërit? Pse?

SHKRUAJ

Shkruaj dy të përbashkëta dhe dy ndryshime midis Anës dhe Elsës. Vizato qytetin e Arendelit.

Ana Elsa

This article is from: