1 minute read

Lexojmë Qeni dhe guaskat

Lexojmë

QENI DHE GUASKAT

Advertisement

Na ishte njëherë një qen grykës vezësh. Një ditë, ai pa një pirg të madh me guaska të bardha në një shportë.

“Do të shqepem së ngrëni sot!” − mendoi, duke kujtuar se ato ishin vezë.

E hapi sa e shqeu gojën dhe e përlau guaskën më të madhe me një të gëlltitur. Pas pak ndjeu një rëndim të madh dhe një dhembje shumë të fortë në stomak. − Mirë të më bëhet, − ulëriti, duke e kuptuar gabimin e vet. − Si munda të mendoj se çdo gjë që ka një lëvozhgë, është vezë?!

rykës

ardha në një shportë. sot!” − mendoi, duke e përlau guaskën tur. Pas pak dhe një omak. lëriti, − Si që

Ezopi opi

Fjalë të reja

grykës – njeri që ha shumë. pirg – grumbull gjërash njëra mbi tjetrën.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Qeni ishte grykës: çokollatash; vezësh; pulash. Ai pa në shportë një pirg: me vezë; me guaska; me gurë të bardhë. Ai ngatërroi guaskat: me gurë; me vezë; me çokollata. Qeni gëlltiti: guaskën më të madhe; guaskën më të vogël. Ai ndjeu dhembje të fortë: të kokës; të barkut; të këmbës. Qeni kuptoi: pse i dhembte koka; pse i dhembte barku.

REFLEKTOJ

Po ty, a të ka ndodhur të ngatërrosh ushqimin e preferuar me diçka tjetër? Mësimi që nxjerrim nga kjo fabul është: Asgjë nuk është ashtu siç duket. Kush gabon, pëson. Beso dhe kontrollo. Të tria bashkë. SHKRUAJ Shkruaj dy këshilla për qenin grykës.

This article is from: