2 minute read

Dëgjojmë Gjeli dhe dhelpra

GJELI DHE DHELPRA

1 Dëgjo pjesën e parë të fabulës. Përgjigju pyetjeve. Parashiko çfarë ndodh në vijim.

Advertisement

Mbi degën e një shkurreje, mbi qymez, rrinte një gjel që të gjithë e mbanin për shumë mendjemprehtë. Kaloi një dhelpër, që me pamje të pafajshme i tha: − E more vesh? Që sot, ne kafshët do të jetojmë në paqe. Ju gjelat nuk duhet të keni më frikë, sepse ne dhelprat do të jemi si motra për ju. Zbrit që aty, se dua të festoj duke të të dhënë një puthje. Veçse nxito, pasi më duhet ta përhap anembanë lajmin e mirë.

Cilët janë personazhet e kësaj fabule? Ku qëndronte gjeli? Çfarë i propozoi dhelpra gjelit? Si mendoni se vazhdon fabula?

Kërko në fjalor për të gjetur kuptimin e fjalëve me të kuqe në tekst.

2 Dëgjo pjesën e dytë të fabulës. Përgjigju pyetjeve. Parashiko çfarë ndodh në vijim. − Mikja ime, – iu përgjigj gjeli serioz, – jam vërtet i prekur nga lajmet që më sjell dhe të jam shumë mirënjohës. Madje do të doja që këtij përqafimi t’i bashkohej edhe ai qeni i gjuetisë atje tej. Dhe ndërkohë që ai bashkohet me ne, unë po zbres, kështu që paqja mes nesh do të kurorëzohet më së miri.

Si e priti gjeli propozimin e dhelprës? Pse gjeli donte të thërriste edhe qenin në takimin me dhelprën? Si mendoni se vazhdon fabula?

3 Dëgjo pjesën e fundit të fabulës. Përgjigju pyetjeve. – Shumë të fala të m’i bësh! – thirri dinakja. – Koha s’pret dhe kam rrugë të gjatë për të bërë, ndoshta po kaloj një herë nesër në mëngjes.

Dhe ashtu nxitimthi ia mbathi vrapit fushës me sa i hanin putrat.

A e pranoi dhelpra propozimin e gjelit? Si veproi ajo? Pse iku? A dolën parashikimet tuaja për mbylljen e fabulës? Ku duket në tekst kjo?

4 Si të duket veprimi i dhelprës? Po i gjelit? Pse?

5 Bëj lidhjen e përmbajtjes së tekstit që dëgjove, me një nga fjalët e urta të mëposhtme. Shëno me . Në rrezik e në nevojë, shoku-shokun ta ndihmojmë. Kush i bën hile tjetrit, e pëson vetë. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. VEPRIMTARI

Luani fabulën në role.

This article is from: