
1 minute read
Njohuri për gjuhën Njohuri të përgjithshme për emrin
from Gjuha shqipe 3
NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR EMRIN
NJERI vajzë
Advertisement
KAFSHË
maçok VEND lumë
EJONA TOKU DRINI
Kujtoj
Emra janë fjalët që tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende, ndjenja, dukuri etj. Emrat janë të përgjithshëm (vajzë, maçok, lumë) kur tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende etj. të përveçëm (Ejona, Toku, Drin) kur tregojnë emrat e veçantë që u vëmë njerëzve, kafshëve, sendeve dhe vendeve për t’i dalluar nga të tjerët. Këta emra shkruhen gjithnjë me shkronjë të madhe.
1 Nënvizo me ngjyrë të kuqe emrat e përgjithshëm dhe me ngjyrë blu emrat e përveçëm.
Një avion fluturonte mbi detin Jon.
Kam shkuar në Gjilan me kushërinjtë e mi, Ilarian dhe Valonin.
Erza është ulur në divan bashkë me qenin e saj, Jargo.
Personazhi që më pëlqen më shumë, është Hirushja. 2 Shkruaj nga 5 emra të përveçëm pranë emrave të përgjithshëm, sipas modelit të dhënë.
Qytet: Prizreni
Shok/shoqe: Endri Qen: Lesi Skuadër futbolli: Vëllaznimi Lumë: Drini
3 Gjej në fjalitë e mëposhtme emrat që janë shkruar gabim. Shkruaji përsëri fjalitë duke i ndrequr gabimet.
Unë kam bërë një lojë me lepurushin moku.
Mësuesja na njoftoi se nesër do të shkojmë me autobus në rahovec.
Më shumë u gëzuan Blerta, valoni, dreni.
Në prizren kalon lumi lumbardh. Plotëso faqen 23 të “Fletores së punës”. 89