
1 minute read
Flasim Dita e verës
from Gjuha shqipe 3
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur dhe të bimësisë.
1 Shihni fotografitë dhe diskutoni në grupe rreth tyre, duke iu përgjigjur pyetjeve: Si duken qytetet? Pse rrugët e tyre janë mbushur plot me njerëz? Si janë veshur fëmijët? Çfarë po festohet? Nga e kuptoni këtë? Cila është ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste? Tregoni ç’dini për të.
Advertisement








2 Joni dhe motra e tij e nisin ritualin e Ditës së Verës në mbrëmjen para festës. Çdo vit ata shkojnë te gjyshja në fshat dhe, sipas porosisë së saj, futin në shtëpi një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun. Gjyshja iu vendos verore në kyçin e dorës dhe, pas kësaj, ata shkojnë në sheshin e fshatit për t’u bashkuar me njerëzit e tjerë që ndezin zjarre festive. Të rriturit bisedojnë dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin, kurse të vegjlit luajnë duke i ardhur zjarrit rrotull.

Do të të pëlqente të ishe pjesë e këtyre festimeve në fshat? Si mendon, pse festohet ndryshe në qytet?

3 Çdo krahinë e vendit tonë ka ritualin e saj të lashtë për ta festuar 14 Marsin. Përshkruaj si festohet ai në qytetin ose fshatin tënd.
