4 minute read

Lexojmë Festa e pranverës

Advertisement

FESTA E PRANVERËS

Një ditë prej ditësh, Derrkuci e pyeti arushin Uini Puh: − A e di se çfarë dite është sot?

Arushi po përpiqej të gjente një përgjigje, por zhurma e një kërcimi e ndërpreu. − A nuk ju duket një ditë e lumtur dhe e bukur? – thirri Tigri, ndërsa hidhej dhe përdridhej. − Po, ashtu është, − tha Derrkuci. – E po, është dita e parë e pranverës! − Unë mendoj të organizojmë një festë për ditën e parë të pranverës! – tha Uini Puh. – Një festë me shumë mjaltë! − Edhe me shumë lojëra e kërcime! – thirri Tigri. − Do të ftojmë edhe Kristofer Robin, − shtoi Derrkuci. − Mendim i shkëlqyer! – tha Lepuri kur miqtë e tij i shfaqën idenë e një feste. – Veçse, duhet të ndajmë detyrat.

Të gjithë u mblodhën në kopshtin e Lepurit për t’u organizuar për Festën e Pranverës. − Festimet do të fillojnë në orën tre, te Gjashtë Pishat, − tha Lepuri. Arushi Puh dhe të tjerët brohoritën nga gëzimi. Arushi Puh dhe të tjer − Mbani qetësi! – vazhdoi Lepuri. – Po ju lexoj listën e − Mbani qetës gjërave që duhet të sjellë secili. gjërave që du − Derrkuc, ti do të sjellësh stika pishash dhe... lëng frutash. Tigër, ti do të na gjesh d zbukurime, − vazhdoi ai udhëzimet. z

VEPRIMTARI Thurni kurora me lule pranvere.

− Buf, ti do të na sjellësh një balonë fluturuese. − Gomar, ti do të na sjellësh tullumbacet e festës. − Unë do të sjell mbulesën e tavolinës, − tha Lepuri, − ndërsa ti, Puh, sill Kristofer Robin.

Mirëpo të gjithë ishin shumë të zënë, duke kërcyer lart e poshtë dhe duke folur rreth festës. − Festë! Festë! Ne do të bëjmë një festë! – këndonin ata, pa e pasur mendjen te fjalët e Lepurit.

Kur secili prej tyre arriti në banesën e vet, nuk po e mbante mend se çfarë duhej të sillte në festë.

“Një orë... apo një top? Një mbulesë tavoline!” Pikërisht fjalinë e fundit kujtoi secili prej tyre.

Rrugës për te Gjashtë Pishat, Puhu, që kishte me vete mbulesën me katrorë të bardhë e të verdhë, takoi Derrkucin. − Sa gjë e çuditshme! – tha Puhu. – Lepuri na paska kërkuar të dyve nga një mbulesë tavoline. − Ndoshta ngaqë do të jetë festë e madhe, − u përgjigj Derrkuci.

Kur arritën te Gjashtë Pishat, Puhu dhe miqtë e tij e kuptuan se diçka nuk shkonte. Në tokë ishin shtruar katër mbulesa tavoline, por s’kishte as ushqime, as zbukurime! Dhe nuk ishte aty as Kristofer Robi.

Pikërisht në atë kohë, Kristofer Robi po ecte aty pranë. U çudit kur pa miqtë e tij të ulur rreth katër mbulesave. Edhe Uini e Derrkuci mbanin

në duar nga një mbulesë të tillë. Lepuri qëndronte i heshtur, me listën në dorë. − Aha, − tha Kristofer Robi. – Mendoj se e kuptova ku qëndron puna. Asnjëri nuk e ka dëgjuar Lepurin. Nëse askush nuk dëgjon, gjithçka ngatërrohet.

Kristofer Robi u kthye nga Lepuri. − Lexoje edhe një herë listën tënde dhe kësaj radhe secili nga ju të dëgjojë me kujdes.

Të gjithë u kthyen edhe një herë në shtëpitë e tyre, përveç Kristofer Robit, Lepurit dhe Puhut. Kësaj here, meqë kishin dëgjuar mirë, secili solli gjënë e duhur. Festa e pranverës doli e shkëlqyer!

Alan Aleksandër Miln

LEXOJ DHE KUPTOJ

Kafshët e pyllit do të festonin: ardhjen e pranverës; ndërrimin e viteve; ditëlindjen e Derrkucit. Ato u mblodhën për të ndarë detyrat: në kopshtin e Lepurit; në kopshtin e Derrkucit; në kopshtin e Arushit. Kur Lepuri lexoi listën: të gjithë dëgjuan me kujdes; vetëm Tigri dëgjoi; asnjëri nuk dëgjoi. Kafshët kishin sjellë: një mbulesë tavoline; gjashtë mbulesa tavoline; tri mbulesa tavoline. Kur pa se të gjithë kishin sjellë mbulesa tavoline, Lepuri: u mërzit; lexoi përsëri listën; e prishi festën. Festa doli e shkëlqyer: sepse erdhën edhe kafshë të tjera; sepse secili solli gjënë e duhur; sepse erdhi edhe Kristofer Robi. dëgjoi. tavoline. hur;

REFLEKTOJ

Si e kupton shprehjen: “Nëse askush nuk dëgjon, gjithçka ngatërrohet”? Po ty, a të ka ndodhur të ngatërrosh ndonjë porosi ngaqë nuk ke dëgjuar me vëmendje? ohet”? ëgjuar

SHKRUAJ

Lidh me shigjetë emrat e kafshëve me porositë përkatëse. Arushi Uini Puh balonë fluturuese Gomari tullumbace Tigri zbukurimet e festës Derrkuci mbulesë tavoline Lepuri Kristofer Robi Bufi stika pishash dhe lëng frutash

This article is from: