
2 minute read
Lexojmë Një mik dragua
from Gjuha shqipe 3
NJË MIK DRAGUA

Advertisement
Ishte ora për të ngrënë zemrën. Pieri dhe shoku i tij i ri zbritën në kuzhinë. – Ç’pret? Hape sobën! – thirri dragoi i vogël. – Po më grin aq fort uria, sa më janë errur sytë.
Dragoi i vogël kërciti gjuhën pas qiellze dhe u ushqye me zjarr, si të gjithë dragonjtë e tjerë. Atë s’e mbante vendi dhe tundte bishtin nga kënaqësia e madhe. – Ke dëshirë ta provosh pak? – e pyeti Pierin. – Njerëzit nuk hanë zjarr! – qeshi Pieri. – Po çfarë të pëlqen ty? – deshi të dinte dragoi i vogël. – Çokollata, – tha Pieri. – Ke dëshirë ta provosh një copë?
Dragoi i vogël bëri jo me kokë. – Dragonjtë hanë vetëm zjarr! – dhe ndërkaq i mori erë. – Vetëm se paska aromë të mirë! A mund të hedhësh një copëz të vogël në zjarr? – Prishur mos qoftë!
Pieri hapi sobën dhe hodhi dy copa të vogla çokollate mes flakës. – Mmmm, – lëpiu buzët nga kënaqësia dragoi i vogël. – Mmmm! E mirë! Kurrë s’kisha ngrënë zjarr me çokollatë!



Irina Korshunov

Fjalë dhe shprehje të reja
për të ngrënë zemrën – për të ngrënë vaktin midis drekës dhe darkës. më grin aq fort uria – më ka marrë aq shumë uria. më janë errur sytë – nuk shoh, sepse nuk kam fuqi. kërciti gjuhën pas qiellze – përplasi me zhurmë gjuhën te qiellza. prishur mos qoftë – nuk po ta prish qejfin.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Shëno me dhe . Pieri dhe shoku i tij, dragoi, zbritën në kuzhinë për të ngrënë darkë. Dragoi ishte aq i uritur, sa iu errësuan sytë. Dragoi tundte bishtin nga kënaqësia që hëngri fruta për zemër. Pieri donte të provonte zjarrin. Dragoit i pëlqeu aroma e çokollatës. Pieri hodhi dy copa çokollatë në mes të flakës për dragoin.
Vështro ilustrimet dhe poshtë secilit prej tyre shëno se ç’pjesë të tregimit paraqet: hyrjen, zhvillimin apo mbylljen.

REFLEKTOJ

Trego pjesën duke u mbështetur në ilustrimet e mësipërme.


SHKRUAJ