
3 minute read
Dëgjojmë Një ditë në stadium
from Gjuha shqipe 3
1 Dëgjo pjesën e parë të tregimit, duke mbajtur shënime për çështjet kryesore.
Visit i pëlqen shumë futbolli. Sa herë që shokët luajnë futboll, ai merr pjesë në lojë. Visi e ka qejf pozicionin e sulmuesit, por luan edhe në pozicione të tjera. Gjithnjë zbavitet pa masë.
Advertisement
Ai shikon pothuajse çdo ndeshje që transmetohet në televizor. Megjithatë, dëshira e tij më e madhe është të shkojë në stadium për të parë një ndeshje.
Përgjigju pyetjeve:
Cili është personazhi kryesor në këtë tregim? Çfarë i pëlqen atij? Cila ishte dëshira e tij më e madhe? A mendon se ai do ta realizojë këtë dëshirë? Pse mendon kështu?


2 Dëgjo pjesën e dytë të tregimit, duke veçuar detaje nga teksti.
Duke ditur dëshirën e tij, babai i bëri një dhuratë. Ai gjeti bileta për ndeshjen Tirana-Partizani. Të dy shkuan në stadium.
Ndeshja filloi. Stadiumi ishte plot me njerëz që thërrisnin me të madhe. Gjysma e njerëzve thërriste: “Tirona, Tirona!”. Gjysma tjetër thërriste: “Partizani, Partizani!”. Edhe Visi thirri: “Tirona, Tirona!” kur skuadra e Tiranës bëri një aksion të bukur dhe shënoi Tiranës bëri një aksion një gol. Por ai thirri dhe “Partizani, një gol. Por ai t Partizani!” kur skuadra e Partizani!” Partizanit bëri të njëjtën gjë. Partizan









S
Përgjigju pyetjeve:
Ç’dhuratë i bëri babai Visit? Cilat skuadra luanin? Si silleshin njerëzit në stadium? Po Visi, për cilën skuadër brohoriste? Si u ndie ai në stadium? Pse?
Dëgjo pjesën e fundit të tregimit. Tifozët e skuadrave kundërshtare grindeshin, ndërsa Visi e shijoi ndeshjen, e cila në fund doli barazim. Të gjithë mbetën keq, sepse as tifozët e Tiranës nuk dolën të fituar dhe as ata të Partizanit.
Vetëm Visi ndihej i kënaqur. Ishte zbavitur së tepërmi, sepse atij i pëlqente loja e futbollit.
Përgjigju pyetjeve:
Si përfundoi ndeshja? Si u ndie Visi për këtë? Diskuto me shokët për ndryshimet mes Visit dhe tifozëve të tjerë në stadium. Trego ngjarjen duke u mbështetur në këto fjali: • Dëshira më e madhe e Visit është të shikojë një ndeshje futbolli në stadium. • Visi brohoriste në stadium për çdo aksion të bukur të secilës skuadër. • Edhe pse ndeshja doli barazim, Visi u kënaq shumë.
3 Dëgjo p Tifozët e sku








4 Ndërto një mbyllje tjetër për këtë histori, duke diskutuar në grupe dyshe. 5 Luani në role tregimin që dëgjuat. 6 Po ti, a ke një dëshirë të madhe? Cila është ajo? 7 Ke shkuar ndonjëherë në stadium?
Cilën ndeshje ke parë? 8 Fitoi apo humbi skuadra jote e preferuar? Si u ndjeve? Si u solle? ? Cila është





