
1 minute read
Lexojmë Dy peshkatarë
from Gjuha shqipe 3
DY PESHKATARË

Advertisement
Mes shkëmbinjve ujorë po rrinin dy peshkatarë. Njëri ishte plak, në kokë mbante një kapelë kashte. Fytyrën e kishte buçkane: faqet dhe buzët ia mbulonin qimet e holla të bardha; sytë i kishte të fryrë, hundën të kuqe dhe duart të rreshkura nga dielli.
Hodhi në det, larg, një kallam peshkimi dhe rrinte ulur mbi një shkëmb, me këmbët që i vareshin mbi ujin gjelbërosh.
Pas shpinës së tij, me bërrylin mbështetur pas një guri, rrinte një djalosh me fytyrën e nxirë nga dielli dhe sytë e zinj, i zhdërvjellët e trupin si lastar. Mbante një beretë të kuqe dhe pantallona ngjyrë qielli të përveshura deri në gju. I përqendruar, këqyrte detin atje tutje, ku luhateshin shiritat e vegjël të errët të barkës së peshkimit. Diku larg, mbrapa tyre, mezi shquhej një velë e bardhë e palëvizshme, që u tret në ajrin e nxehtë si një re.

Fjalë të reja

duar të rreshkura – duar të nxira fort nga dielli. i zhdërvjellët – i shkathët. lastar – degë e njomë, e gjatë, e hollë dhe e drejtë. këqyrte – shikonte me vëmendje. luhateshin – lëkundeshin sa andej-këtej.
LEXOJ DHE KUPTOJ

Ku ndodheshin dy peshkatarët? Pse po qëndronin midis shkëmbinjve ujorë? Në cilën stinë kishin dalë të peshkonin? Nga e kupton këtë? Ku ndryshonin ata nga njëri-tjetri?
Përfytyro bisedën midis dy peshkatarëve dhe plotëso dialogët me fjalitë e duhura.
SHKRUAJ
