
1 minute read
Lexojmë Loja e bretkosës
from Gjuha shqipe 3
LOJA E BRETKOSËS
Gjyshi ishte lodhur. Rrinte i shtrirë në kanape. Vështronte i mërzitur. Këtë e vuri re edhe nipçja i tij. Gjyshi nuk fliste me askënd. Por çapkëni i gjyshit, për t’ia larguar mërzitjen, mendoi shumë e shumë, dhe u soll rreth dhomës nja dy herë duke e vështruar gjyshin vjedhurazi. Të gjithë të tjerët shikonin televizorin, kurse çapkëni i gjyshit kishte thurur një plan si të qetësonte gjyshin. Ai mendoi me vete: do të bëhem si macja dhe ngadalë, duke e prekur gjyshin që ishte shtrirë barkas, mbi shpinën e tij lëvizte, e gjyshi nuk i thoshte asgjë. Kur u shtri çapkëni në shpinën e gjyshit, duke e përkëdhelur i tha: − Gjysh, a do të luajmë një lojë së bashku? Ah, sa më ka marrë malli!
Advertisement
Gjyshi i tha: – Jam i lodhur, çapkën. – Po ti gjysh më ke thënë se kurrë s’do të lodhesh me mua!
Gjyshi qeshi dhe ia ktheu: – Do të luaj, por cilën lojë? – Lojën e bretkosës.
Çapkëni ia shpjegoi lojën. Gjyshi u pajtua. Çapkëni i tha: – Gjysh, ti je bretku. Tani krrakit: kuak, kuak, kuak!


Gjyshi bëri siç tha nipçja. – Kuak, kuak, kuak! Të gjithë qeshën së bashku me gjyshin dhe çapkëni ia largoi mërzitjen. Gjyshi e mori dhe e përqafoi, pastaj e puthi në të dyja faqet.




LEXOJ DHE KUPTOJ
Si ndihej gjyshi? Si rrinte ai? Kush e kuptoi gjendjen e tij? Çfarë i propozoi nipçja gjyshit? Si u ndie gjyshi kur luajti me nipçen? SHKRUAJ
Përshkruaj një ditë të këndshme që ke kaluar me gjyshin ose me gjyshen.
VEPRIMTARI
REFLEKTOJ
Si ke vepruar ti, kur gjyshja ose gjyshi kanë qenë ndonjëherë të mërzitur? Cila është loja që të pëlqen të luash me gjyshin ose gjyshen? en? Organizoni i i një takim me gjyshërit në shkollë.
