
1 minute read
Shkruajmë Një ditë e veçantë
from Gjuha shqipe 3
NJË DITË E VEÇANTË
1 Plotëso tregimin duke parë figurat dhe duke iu përgjigjur pyetjeve ndihmëse.
Advertisement
Mami më ka premtuar se do të më dhurojë një breshkë të vogël. Por jashtë bie shumë shi dhe nuk e di nëse do të dalim me këtë mot të keq. Vështroj jashtë dritares dhe
Përshkruaj shiun: Çfarë zhurmash shkakton shiu në xham? Po ti, si ndihesh në këtë mot?

Ndërsa rri para dritares e menduar dhe e shqetësuar, mbërrin mami me një buzëqeshje gazmore: − Vishe pallton, do të shkojmë në dyqanin e kafshëve. Urra! Mami nuk e harroi premtimin! E adhuroj mamin. Ajo është


Vesha menjëherë pallton time

dhe dola nga shtëpia bashkë me mamin. Përshkruaj mamin: Si është mami?

Përshkruaj pallton: Si është palltoja?
Të lagura qull, hymë në një dyqan të madh kafshësh



Përshkruaj dyqanin: Çfarë shikon?

Më në fund, e pashë dhe ia gjeta emrin menjëherë: Reshka!
Përshkruaj breshkën: Është e madhe apo e vogël? Çfarë ngjyre e ka zhguallin? Si i ka sytë? Është e lezetshme?

Mezi prisja të kthehesha në shtëpi që t’ua tregoja të gjithëve. Dëshira ime ishte bërë realitet! Isha
Përshkruaj emocionet e vogëlushes. Çfarë ndien ajo?


2 Shkruaj një hyrje tjetër për këtë tregim. 3 Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë tregim.
Plotëso faqen 16 të “Fletores së punës”.
