4 minute read

Lexojmë Vendimi i Elonës Njohuri për gjuhën Përdorimi i pikës, pikëpyetjes dhe i pikëçuditjes

VENDIMI I ELONËS

Sa shumë u mërzit Elona! Në vendin e dhëmbit të qumështit, që i kishte rënë muaj më parë, kishte dalë një dhëmb tjetër, ai i përhershmi... i bardhë, i lëmuar, por...

Advertisement

Dhëmbi po rritej e zgjatej i shtrembër... ndryshe nga të tjerët. Ah, kjo e dëshpëronte shumë Elonën! Edhe prindërit u shqetësuan. Pa humbur kohë, e çuan te mjekja specialiste për dhëmbët e shtrembër.

Ajo ia kontrolloi me shumë kujdes, i tha të hapte e të mbyllte gojën dhe, më në fund, u shpreh: − Po të qe një shtrembërim i vogël, do të rregullohej me ca lëvizje të posaçme të gjuhës, duke e shtyrë vazhdimisht përpara. Por në rastin e vajzës suaj, kjo është e pamundur. Aparati është i domosdoshëm!

Prindërit panë njëri-tjetrin në sy, dhe i thanë me vendosmëri mjekes të bënte çfarë ishte e nevojshme... − Aparat?! – klithi pothuajse e tmerruar Elona. – Ai teli që u vënë dhëmbëve?... − Pikërisht ai... – tha mjekja. − Mbahet për disa muaj, derisa dhëmbi të marrë drejtimin e duhur.

Vajzës iu mbushën sytë me lot. − Përse mërzitesh? – i buzëqeshi mjekja. – Do ta mbash për pak kohë.

Përndryshe, dhëmbi i shtrembër do të të shëmtojë. Dhe s’është kjo kryesorja. Do të të pengojë të hash, do të të vrasë gjuhën, do të të pengojë të flasësh mirë dhe do të të dëmtojë edhe dhëmbët fqinjë, lart e poshtë... Pra, krijon shumë probleme!...

Vajza mezi kapërdiu pështymën në grykën e tharë. Mjekja i përkëdheli me butësi flokët. − Elona, kur të rritesh, do ta kujtosh këtë ditë. Do të thuash: “Sa mirë që e dëgjova dentisten”... Se sa vlen qoftë edhe një dhëmb, këtë e dimë ne të rriturit...

Prindërit pohuan me kokë, duke i dhënë të drejtë. − Kur do ta vë aparatin? – pyeti Elona me zë të dridhur. − Kur?!... Kur të duash ti, Elona! Sot, sigurisht që jo!... Mendohu këto ditë. Dëshiroj që ti të vish vetë tek unë, të vish plotësisht e bindur dhe me dëshirën e mirë për të ndihmuar veten...

Vajza mori frymë thellë si të mos ngopej. Le të bëhej ç’të bëhej. Më mirë e shëmtuar disa muaj, një vit... sesa një jetë të tërë...

Mjekja ia kërkonte këtë gjë. Prindërit, gjithashtu. − Ma vendos tani! – tha ajo papritur. – Tani!...

Në sytë e vajzës, mjekja lexoi një vendosmëri e vullnet të pazakontë. Ajo vështroi prindërit e Elonës, të cilët i buzëqeshën disi të lehtësuar. − Të lumtë, Elona! – thirri mjekja, ndërsa përkulej mbi poltronën e dentistit, dhe e përqafoi vajzën me kënaqësi.

Flamur Topi

Fjalë dhe shprehje të reja

aparat – pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të punuara me përpikëri, që përdoret për të drejtuar dhëmbët. poltronë e dentistit – ndenjëse në formë kolltuku, ku janë të vendosura mjetet që i nevojiten mjekut.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Shëno me dhe fjalitë e mëposhtme. Elona ishte e gëzuar, ngaqë dhëmbi i përhershëm po rritej ndryshe nga të tjerët. Prindërit e çuan te mjekja specialiste. Mjekja tha se duhej të vendoste aparat. Aparati mbahet gjatë gjithë kohës dhe përgjithmonë. Dhëmbi i shtrembër nuk sjell asnjë dëm. Aparati duket shumë bukur në dhëmbë. Elona i tha mjekes t’ia vendoste menjëherë aparatin. Mjekja e përgëzoi Elonën për vendosmërinë e saj.

REFLEKTOJ

VEPRIMTARI

Kur shkon te dentisti: ndien frikë; ndien gëzim; nuk ke asnjë ndjesi. Pse? Ftoni një dentist/e në klasë dhe diskutoni me të rreth rëndësisë së higjienës së gojës. Përgatitni pyetje, në mënyrë që të merrni sa më shumë informacione dhe këshilla të vlefshme.

SHKRUAJ

Pasta e dhëmbëve të pëlqen kur është me shije: luleshtrydheje; bananeje; molle; tjetër. Shëno me llojin e furçës së dhëmbëve që do të doje të kishe. Shkruaj tri fjali për personazhin e saj.

Njohuri për gjuhën PËRDORIMI I PIKËS, PIKËPYETJES DHE I PIKËÇUDITJES

Lidh me shigjetë.

P Pikëçuditja

Dy pikat Pikëpyetja

Pikëpresja Thonjëzat Tri pikat

Pika Presja

MBAJ MEND

Pika vendoset në fund të fjalive dëftore.

Pikëpyetja vendoset në fund të fjalive pyetëse.

Pikëçuditja vendoset në fund të fjalive dëshirore dhe të fjalive që shprehin habi, kënaqësi, keqardhje dhe zemërim.

1 Vendos shenjat e pikësimit në fjalitë e mëposhtme. - Qumështi nuk më pëlqen - Po çfarë të pëlqen të hash - Çokollatat më pëlqejnë më shumë. - Ç’janë këta emra pa kuptim - S’e marr vesh se çfarë shijesh kanë këta fëmijët e sotëm - Ua, çfarë shijesh të çuditshme

2 Korrigjo gabimet duke vendosur në shenjën e pikësimit që duhet. - Olsa, unë pi qumësht në mëngjes, po ti. - Jo, qumështi ma shpif? - Ua, si kështu. - Më jep vetëm një kafe të fortë me një lugë sheqer? - Po kafeja nuk përdoret për fëmijët? Seriozisht e ke ti. - Mami më bën kafe çdo mëngjes. - Vërtet. - Sigurisht që jo, bëra shaka gjysh!

3 Krijo dy fjali dëftore, dy pyetëse, dy dëshirore dhe dy nxitëse.

This article is from: