
2 minute read
Njohuri për gjuhën Fjalitë dëftore dhe pyetëse
from Gjuha shqipe 3
FJALITË DËFTORE DHE PYETËSE
Shiko figurat dhe shkruaj përgjigjen për secilën nga pyetjet poshtë tyre.
Advertisement

Ku po shkojnë fëmijët? Çfarë bleu Ema? Çfarë po bën macja?
Pyetjet poshtë figurave, janë FJALI PYETËSE. Përgjigjet që shkrove, janë FJALI DËFTORE.
MBAJ MEND
Fjalitë me të cilat pyesim për diçka, janë FJALI PYETËSE. Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikëpyetje (?).
Fjalitë me të cilat tregojmë diçka, janë FJALI DËFTORE. Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikë (.).
1 Lexo tekstin dhe shëno me D fjalitë dëftore dhe me P fjalitë pyetëse. − Kush je ti? − Unë jam Arbri. − Me cilin po bisedon? − Unë nuk po bisedoj, por po recitoj. − A do të ta mësoj edhe ty vjershën që po recitoj? − Ç’është kjo vjershë? − Është një vjershë për atdheun.
2 Shkruaj pyetjet që duhet të bësh për të marrë përgjigjet e mëposhtme. Bilbili i vogël hapi sqepin. Degët e pemës u mbushën plot me zogj.
Lulet hapën fletët ngjyra-ngjyra. Lepurushët ndalën vrapin dhe mbajtën vesh. 3 Lidh pyetjen me përgjigjen e duhur. Të pëlqejnë çokollatat? Jo, mamaja ime është mësuese. Ishe sot në shkollë? Jo, unë jam në klasën e tretë. Mjeke e ke mamanë? Po, më pëlqejnë shumë çokollatat. Kur u ktheve nga pushimet? Po, isha. Në klasën e dytë je ti? Dje pasdite, në orën 5.
4 Duke u nisur nga fjalia e mëposhtme, bëj pyetje që të fillojnë me fjalët:
kur, ku, kush, me kë.
Në pushimin e madh, Jehona po luante në oborr me Arsën. Kur po luante Jehona në oborr me Arsën?
Ku
me Arsën.

Kush
Me kë
5 Fjalitë e mëposhtme kanë të njëjtat fjalë. Ku ndryshojnë ato? Lexoji duke përdorur intonacionin e duhur. Erdhi Ina nga pushimet. Erdhi Ina nga pushimet? Hyri mësuesja në klasë. Hyri mësuesja në klasë?
6 Shkruaj tri fjali dëftore dhe më pas ktheji në pyetëse.
7 Formo fjali pyetëse që fillojnë me fjalët: cili, ku, si, çfarë, kur. Shkruaj përgjigjet për pyetjet e formuara.
8 Rishkruaje pjesën, duke vendosur aty ku duhet shkronjën e madhe dhe shenjat e pikësimit. mësuesja hyri në klasë nxënësit e përshëndetën ajo pyeti se cili e kishte zgjidhur ushtrimin e vështirë pse nuk përgjigjet asnjëri a e keni zgjidhur ushtrimin e vështirë të gjithë kishin dyshime vetëm Klesti u çua.