
1 minute read
Njohuri për gjuhën Zhvendosja e fjalëve në fjali
from Gjuha shqipe 3
ZHVENDOSJA E FJALËVE NË FJALI
Kujtoj
Advertisement
Ne mund t’ua ndryshojmë vendin disa fjalëve ose grupeve të fjalëve në fjali pa e prishur kuptimin e saj.
Lexo fjalitë. Dallo ndryshimin.
Nesër Erla do të shkojë në kinema me mamin. Erla do të shkojë nesër në kinema me mamin. Me mamin Erla do të shkojë nesër në kinema. Në kinema Erla do të shkojë nesër me mamin. Në kinema do të shkojë Erla me mamin nesër.
Ndryshojmë vendet e fjalëve dhe të grupeve të fjalëve të fjalisë: Fëmijët i pyesin prindërit për problemet e tyre. Kemi: Prindërit i pyesin fëmijët për problemet e tyre.
MBAJ MEND
Ka fjalë e grupe fjalësh që, po t’ua ndryshosh vendin, nuk ia prishin kuptimin fjalisë. Këto quhen grupe fjalësh të lëvizshme.
Çfarë vëren?
MBAJ MEND
Ka fjalë e grupe fjalësh që, po t’ua ndryshosh vendin, ia prishin kuptimin fjalisë. Këto quhen grupe fjalësh të qëndrueshme.
1 Shkruaj fjali me grupet e fjalëve në etiketa. Provo t’u ndryshosh vendet grupeve të fjalëve. para disa ditësh një shoqe e re në klasën tonë erdhi
Anën shoqet e klasës shumë e duan
shumë shokë Ana në klasë ka
2 Shkruaj fjali duke i vendosur grupet e fjalëve sipas numrit në etiketa. Shëno me nëse fjalia ka kuptim dhe me nëse nuk ka kuptim.
Gërsheti i gjatë i qëndronte Anës në mes të kurrizit 1 2 3 4 4 3 2 1 2 4 3 1 3 1 2 4
Mësuesja e uli Anën në një bankë me Silvën 1 2 3 4 5 5 4 2 3 1 3 4 2 1 5 5 3 1 2 4
Shokët e duan shumë Anën 1 2 3 4 3 4 2 1 2 3 4 1
3 Në fjalitë e mëposhtme ndërro vendin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve në dy mënyra, por pa prishur kuptimin e fjalisë.
Çdo mëngjes mësuesja na përshëndet të gjithëve.
Mësuese Zana ka shumë durim me ne.
Ne e duam shumë mësuesen tonë të klasës së tretë.
4 Krijo dy fjali për figurën në krah. Ndërro vendin e fjalëve ose të grupeve të fjalëve të fjalisë pa prishur kuptimin e saj.