3 minute read

Lexojmë Pipi organizon një piknik

Lexojmë

PIPI ORGANIZON NJË PIKNIK

Advertisement

− Sot nuk kemi shkollë, − i tha Tomi Pipit.

Jashtë dielli shkëlqente në qiellin e ndritur blu. Ishte një nga ato ditë të arta vjeshte kur të gjithë kanë qejf të shkojnë në pyll. Pipit i shkrepi një mendim. − Si thoni, a ikim të bëjmë një piknik? − Oh, po! − thirrën Tomi me Anikën gjithë gëzim. − Shkoni me vrap në shtëpi dhe i thoni nënës, − tha Pipi. – Ndërkohë, unë do të përgatit ushqimet që do të marrim në piknik.

Tomi me Anikën e pëlqyen planin. Ata vrapuan në shtëpi dhe pas pak u kthyen përsëri. Pipi po i priste te porta me një shkop në njërën dorë dhe me një shportë të madhe në tjetrën.

Në fillim fëmijët ndoqën rrugën e fshatit, pastaj vazhduan rrugën përmes aheve dhe bajameve. − Sa fushë e bukur, sa fushë e bukur! − thirri Anika me gëzim. − Ç’ke në shportë, Pipi? – pyeti Anika. – A ke ndonjë gjë të mirë? − Në fillim duhet të gjejmë një vend të mirë për t’u ulur.

Fëmijët filluan të kërkonin një vend të tillë. Anika gjeti një gur të madh, të sheshtë, që iu duk i përshtatshëm, por ai ishte i mbushur me miza dheu të kuqe dhe Pipi i tha: − Unë nuk dua të ulem me to, se nuk i njoh. Ata të tre qeshën...

Tomit i zunë sytë një lëndinë midis dy shkurreve, por ata vendosën të shkojnë më tutje, rrëzë një shkëmbi të vogël. − Tani mbyllni sytë sa të shtroj gjërat, − tha Pipi.

Tomi dhe Anika i mbyllën sytë fort dhe dëgjuan Pipin që hapte shportën. − Një, dy... nëntëdhjetë, tani mund të shihni, − tha më në fund Pipi. Ata u hodhën përpjetë nga gëzimi kur panë gjithë ato gjëra të mira që kishte nxjerrë Pipi.

Fëmijët hëngrën aq shumë, sa mezi lëviznin nga vendi, prandaj u shtrinë në diell. Më vonë u ngritën dhe filluan të luanin.

Pas kësaj, u nisën për në shtëpi. Tomi dhe Anika thanë se kishin kaluar një ditë të mrekullueshme dhe filluan të këndonin një këngë që e kishin mësuar në shkollë. Astrid Lindgren LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të reja piknik − shëtitje e organizuar në grup jashtë qytetit, për të pushuar e për të dëfryer në natyrë, duke marrë edhe ushqime me vete.

u hodhën përpjetë nga

gëzimi – u gëzuan shumë.

Shëno me përgjigjen e saktë. Tomi dhe Anika u gëzuan sepse: Pipi i ftoi në ditëlindjen e saj; Pipi propozoi të shkonin në piknik. Ata u nisën për në piknik: pasi i morën leje mamit; menjëherë. Fëmijët ndoqën rrugën përmes: aheve dhe bajameve; gështenjave dhe pishave. Ata u ulën për të drekuar: në një lëndinë; rrëzë një shkëmbi të vogël. Ajo ditë ishte e mrekullueshme sepse: hëngrën gjëra të mira; shëtitën e luajtën në ajër të pastër; morën rreze dielli e kënduan; të gjitha bashkë. REFLEKTOJ Po ty, të pëlqen të shkosh në piknik? Trego për një piknik që ke bërë me shokët ose me familjen. SHKRUAJ Rendit veprimet që kryen fëmijët atë ditë.

VEPRIMTARI Me ndihmën dih e mësueses/it, organizoni një piknik.

This article is from: