2 minute read

Shkruajmë Hyrje dhe mbyllje tregimesh

Shkruajmë

HYRJE DHE MBYLLJE TREGIMESH

Advertisement

1 Në tregimin e mëposhtëm, plotëso vendet bosh me fjalët përkatëse. Fjalë ndihmëse: punët e saj, vazhdimisht, gjithnjë, të ishte e mundur. Zonja Nxitime nxitonte. Përpiqej t’i mbaronte sa më shpejt . që } hyrja Fjalë ndihmëse: nxitimthi, zonja Nxitime, doli, postieri, flokët, letra, i rrëmbeu, me shpejtësi. Një mëngjes, u ngrit herët. Ajo shtroi krevatin e vet, krehu shpejt e shpejt dhe jashtë shtëpisë si uragan... Papritur ndaloi. Përpara saj qëndronte zoti Zarfi, . − Mirëmëngjesi, zoti Zarfi! – i tha. – Të gjitha ato i ke për t’i zhvillimi shpërndarë? Më lejoni t’ju ndihmoj. Dhe përpara se postieri të thoshte diçka, zonja Nxitime çantën nga duart dhe i shpërndau të gjitha letrat, por... fatkeqësisht, jo atje ku duhej. }mbyllja Fjalë ndihmëse: ndonjëherë, i tepruar, mendoi. Postieri se dikush duhej ta bindte zonjën Nxitime se nxitimi shkakton dëme. Madje, , bëhen dëme që nuk riparohen dot.

MBAJ MEND

Hyrja e tregimit gjendet në fillim të tij. Aty paraqitet personazhi ose situata që do të trajtohet. Zhvillimi i tregimit gjendet në mes të tij. Aty trajtohet më gjerësisht personazhi ose situata që u trajtua në hyrje. Mbyllja e tregimit gjendet në fund të tij. Aty jepen përfundime për personazhin ose situatën e paraqitur në hyrje. 2 Shkruaj me nga një fjali përmbledhëse hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

3 Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë tregim.

DUART MË TË BUKURA

– Duart më të bukura janë ato që gatuajnë bukën, – tha Trina. – Ato që rrisin lulet, janë më të bukura, – kundërshtoi Antigona. – Duart më të bukura janë ato që kanë në gishtërinj unaza të arta, – ndërhyri përsëri Trina. – Nuk është e vërtetë, duart më të bukura i ka pasur një princeshë, për të cilën më ka folur gjyshja ime. Ajo më thoshte se duart e saj ishin të bardha si qumështi dhe të buta si bari i livadhit, – shtoi Antigona. – Mua më ka thënë një njeri i mirë, që ka shëtitur tërë botën dhe ka parë lloj-lloj duarsh, të bardha … të verdha… të kuqe e të zeza, se duart më të bukura janë ato që lahen në vesën e trëndafilave. Trëndafili është mbretëresha e luleve. Prandaj, duart që e rrisin dhe lahen në vesën e tij janë më të bukurat, – tha Trina. – Edhe unë kam dëgjuar po nga ai njeri i mirë, për shumë duar të tjera që janë më të bukura se këto. Për shembull, thuhet se para shumë kohësh ka jetuar një vashë me flokë të gjatë, që i binin deri në bel. Ajo i ka pasur edhe duart të gjata dhe i këpuste yjet nga qielli e me to qëndiste fustanet e çupave. Çupat, kjo gjë i gëzonte dhe thoshin me dashuri se si ato duar s’ka në botë. Tash, do të pajtohesh edhe ti me fjalët e atyre çupave, – vazhdoi Antigona. – S’mund të pajtohem, kur e di se dora më e bukur është ajo me unazë të artë, – tha e vendosur Trina. – Ty të duket ashtu, se e do unazën e artë, – foli Antigona. – Jo pse e dua, po sepse janë më të bukurat, – këmbënguli Trina. – Më të bukura se ato me unazë janë duart që bëjnë kukulla, – vazhdoi Antigona.

This article is from: