3 minute read

Lexojmë Loja e mendjes

LOJA E MENDJES

Advertisement

Një djali i pëlqente shumë të luante lojëra në kompjuterin e mamit. Kur e ëma nuk e përdorte kompjuterin, ai mund të ulej e të luante për aq kohë sa kishte dëshirë.

Kur luante në kompjuter, loja ishte si një ëndërr në mendjen e tij. Ishte aq i përqendruar në lojë, sa nuk e vinte re nëse dita ishte me diell. Nuk do ta vinte re as nëse një tornado do t’ia merrte shtëpinë me vete.

Ai u ul në karrigen që rrinte pranë tavolinës, lëvizi qafën, përdrodhi gishtërinjtë, u bë gati të luante një lojë, por... tastiera ishte zhdukur! Ishin zhdukur edhe ekrani, edhe mausi. Mami!

Ulërima e djalit bëri që mami dhe babi të vraponin drejt tij. Çfarë ka?! Çfarë ndodhi?! pyetën, duke iu afruar. Mami, tha ai, duke parë nga tavolina, shiko! Çfarë të shohim? pyetën ata. Aty s’ka gjë. E di, e di, tha djali, po kompjuteri është zhdukur. Ah, prandaj thirre? tha e ëma, duke u larguar drejt kuzhinës. Kompjuteri është prishur. E kemi çuar për ta rregulluar. Do ta rregullojnë së shpejti. Sa shpejt? pyeti djali. Një javë ose dy, u përgjigj babai. Iu duk si të ishin një milion vjet. Djali nuk kishte se çfarë të bënte. U ul turivarur, me fytyrën mbështetur në tavolinë. Ia nguli sytë vendit bosh, ku më parë kishin qenë kompjuteri, tastiera dhe mausi. Tani aty s’kishte gjë tjetër, veç një libri vjetër, të përdorur, që titullohej “Leo lepurushi”.

Pasi mori frymë thellë, e hapi librin dhe pa fjalët që ishin shkruar nëpër faqe. Lexoi disa fjalë e pastaj disa të tjera. I erdhi çudi se si figurat filluan të formoheshin në mendjen e tij, njëlloj si në lojërat në kompjuter.

Lexoi atë libër, pastaj një tjetër e një tjetër. Lexoi histori për lepujt, fluturat dhe arinjtë.

Pas ca kohësh e sollën kompjuterin të riparuar. Djali u gëzua, por tani e ndante kohën mes mikut të vjetër dhe miqve të rinj.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Stefan Kosgrov Djalit i pëlqen shumë të luajë: Fjalë të reja lojëra në kompjuter; futboll. tornado – një erë e fortë Ai luante në kompjuter: dhe e rrezikshme, që mund një orë në ditë; aq kohë sa dëshironte. të shkatërrojë ndërtesa. Një ditë vuri re se i ishte zhdukur: turivarur – me pamje që kompjuteri; topi i futbollit. shpreh pakënaqësi. Prindërit: të riparuar – të ndrequr. e kishin çuar kompjuterin për ta rregulluar; e kishin fshehur kompjuterin. Djali: u gëzua; u mërzit. Ai filloi: të lexojë libra; të qajë për mungesën e kompjuterit. Kur kompjuteri u riparua, djali: ndante kohën midis librave dhe kompjuterit; luante përsëri gjithë kohën në kompjuter.

REFLEKTOJ

Çfarë mendon kur lexon fjalitë e mëposhtme?

Ishte aq i përqendruar në lojë, sa nuk e vinte re nëse dita ishte me diell. Nuk do ta vinte re as nëse një tornado do t’ia merrte shtëpinë me vete. SHKRUAJ

Shkruaj emrat e tri lojërave që të pëlqejnë t’i luash në kompjuter. Shkruaj titujt e pesë librave që ke lexuar.

This article is from: