1 minute read

Flasim ... Udhëtime

... UDHËTIME

Pushimet janë të pandara nga udhëtimet. Kur nisemi për të pushuar, ne shkojmë në një vend që zakonisht është larg shtëpisë sonë. Për këtë arsye na duhet të udhëtojmë. Gjatë udhëtimeve, ne zbavitemi dhe çlodhemi.

Advertisement

1 Lexoni tregimin e Jerinës për udhëtimet gjatë pushimeve verore dhe diskutoni rreth tij.

Unë jam Jerina. Gjatë verës udhëtova për në Prizren, ku banon gjyshja. Aty qëndrova një javë. Gjatë kësaj kohe erdhën edhe kushërinjtë e tjerë. Ne luajtëm dhe qeshëm pa fund nëpër rrugicat e lagjes së vjetër. Java kaloi shpejt.

Prindërit më morën dhe bashkë me ta udhëtova për në Shëngjin. Ne i kaluam pushimet atje. Dita më e bukur e këtyre pushimeve, ishte shëtitja me mjetin amfib. Ai mund të lundronte në ujë dhe të udhëtonte në tokë. Ishte i magjishëm!

2 Sa udhëtime ka bërë Jerina gjatë pushimeve verore? Cila ishte e veçanta e pushimeve të saj? 3 Krahaso udhëtimin që bëre për pushime, me udhëtimet e Jerinës. 4 Po ti, a do të kishe dëshirë të bëje një shëtitje me një mjet amfib? Pse? 5 Me cilat nga pushimet e shokëve do të doje të ngjanin pushimet e tua? Me ato të Arbrit apo të Jerinës? Pse? 6 Nëse nuk ke udhëtuar për pushime, si e ke mbushur kohën e lirë gjatë tyre? 7 Diskutoni në grupe se ku do të donit të udhëtonit për pushime.

This article is from: