1 minute read

Njohuri për gjuhën Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit

Kujtoj

NDARJA E FJALËVE NË FUND TË RRESHTIT

Advertisement

Fjalët në fund të rreshtit ndahen sipas rrokjeve: de-gët, ma-mi, li-bri ose lib-ri, fleto-re ose fle-tore. Nuk ndahen asnjëherë: bashkëtingëlloret dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh: ba-llë dhe jo bal-lë; fjalët njërrokëshe: breg, shteg, kap, hap. Nuk lihet asnjëherë një shkronjë e vetme në fund të rreshtit: m-ali, v-ala. Një shenjë pikësimi nuk mund të kalojë në rreshtin tjetër.

1 Nga fjalët e mëposhtme, ngjyros ato që ndahen në fund të rreshtit. Aty ku është e mundur, ndaji në disa mënyra. punëtore fotografi akullore film çadër televizori laps shtëpi 2 Shëno me fjalët e ndara gabim. Shpjego gabimin. Ndaji ato si duhet. E-ri ban-onte në perifer-i të qyte-tit. Shtë-pia e ti-j is-hte e mad-he dhe me o-borr. Sho-ku i tij v-inte ç-do pas-dite për të lu-ajtur me të. Eri s-apo e s-hikonte, vra-ponte drejt tij. A-i e pris-te çd-o ditë me gë-zim sho-kun e tij. Ata lu-anin dhe bisedo-nin së ba-shku gjit-hë gëz-im. 3 Në tekstin e mëposhtëm, nënvizo fjalët që kanë

më shumë se një rrokje. Si mund të ndahen ato në fund të rreshtit?

Gjyshe Besa shikonte me kënaqësi lojën e dy vajzave. Vala ishte më e shkathët. Në dhomën ku luanin Vala dhe Vesa kishte shumë orendi: krevate, tavolina, lodra, libra. Kishte edhe një album me fotografi. Në album ishin edhe fotografitë e vajzave kur kishin qenë më të vogla.

This article is from: